Haziri: Me PDK’në dallojmë si nata me ditën, u bashkuam për qëllime të shtetit

Aktuale

Haziri: Me PDK’në dallojmë si nata me ditën, u bashkuam për qëllime të shtetit

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 23:53
Lutfi Haziri

N ënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëkohësisht kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për koalicionin qeverisës ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se LDK’ja ka lidhur këtë koalicion me PDK’në, edhe pse kjo e fundit ka qenë gjithmonë rivali më i madh politik i saj.

Haziri ka shtuar se LDK’ja gjithnjë ka punuar në dobi të vendit, edhe kur kjo parti ka dëmtuar veten, dhe ka thënë se koalicioni me rivalin e saj politik ka ardhur si rezultat i dëshirës së partisë së tij për të zhvilluar disa procese shtetërore.

“Ne jemi rivalë dhe dallimi me ta është si nata me ditë, edhe për nga mënyra e udhëheqjes, e themelimit, e historikut dhe e kulturës sonë politike. Por, neve na ka bashkuar interesi shtetëror”, ka thënë Haziri në “Komiteti Qendror”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat