MPJ e Kosovës dhe Shqipërisë me Sekretariat të përbashkët

Aktuale

MPJ e Kosovës dhe Shqipërisë me Sekretariat të përbashkët

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 15:11
Valon Murtezaj dhe Ogeta Barbullushi

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Valon Murtezaj dhe homologja e tij nga Shqipëria, Ogeta Barbullushi sot zyrtarisht kanë funksionalizuar Sekretariatin e përbashkët, Kosovë – Shqipëri.

Ideja e këtij Sekretariati ka dalë nga mbledhja e tretë e qeverive të të dyja vendeve. Qëllimi i funksionalizimit të tij ndërlidhet me gjetjen e modeleve më të mira të implementimit të të gjitha obligimeve që kanë dalë nga takimet e përbashkëta të dy qeverive.

Me këtë rast, Murtezaj ka vlerësuar se marrëdhëniet mes dy vendeve, tashmë kanë fituar një dimension të ri, atë të partneritetit strategjik, që i hap rrugën institucionalizimit të marrëdhënieve dypalëshe në çdo fushë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat