“Duart me gjak të SHIK-ut, në raportin e Kadri Veselit”

Aktuale

“Duart me gjak të SHIK-ut, në raportin e Kadri Veselit”

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 25 nëntor 2016 Në ora: 15:35
Kadri Veseli e Faton Ramdani

Faton Ramadani, vëllai i  Burim e Arsim Ramadanit, të dënuar me 30 burg në rastin e njohur si rasti “Kiqina”, ka paralajmëruar se nëse EULEX-i nuk hedh dritë për zbulimin e së vërtetës, do të publikojë së shpejti një inçizim ku përmendet një tjetër emër i përfshirë në vrasjen e familjes së Hamëz Hajrës.

Në një intervistë për gazetën “Bota Sot”, ai ka treguar, se ku gjendeshin vëllezërit e tij në natën e krimit dhe se si u montua rasti i tyre. Ramadani ka përmendur disa prej emrave të zyrtarëve të lartë të SHIK-ut, për të cilët ka thënë se kontrollojnë gjithçka në Kosovë.

Bota sot: Kohët e fundit po flitet hapur për krimet që kanë ndodhur deri më dje, por të gjithë heshtin. Pse po ndodh kjo sipas jush?

Faton Ramadani: Unë personalisht mund të flas vetëm për rastin e vëllezërve të mi, të cilëve iu montua një krim i pa kryer nga ta. Ne asnjëherë nuk kemi heshtur për këtë montim që është bërë nga vetë vrasësit që fshehën krimin me vëllezërit e mi.

Bota Sot: Ku ishin vëllezërit tuaj ditën kur ndodhi vrasja e familjes Hajra?

Faton Ramadani: Vëllai Burim Ramadani kishte ditëlindjen e 21-të, natën kur u vra familja Hajra. Burimi në kohën 23:17, që i kishte regjistruar KFOR-i norvegjez krismat, ishte në lokal në Drenas duke festuar ditëlindjen me 14 persona. Po në atë lokal kishte edhe polic me uniformë. Burimi kishte vazhdimisht thirrje për urime të ditëlindjes, por hetuesit që montuan lëndën, nuk nxorën kordinatat e telefonit se ku ishte ai në kohën e vrasjes. Po në atë ditëlindje kishte njerëz të afërm të SHIK-ut, si Ilir Demaku dhe Petrit Morina, të cilët qëndruan non stop në ditëlindje, por kurrë nuk u akuzuan e as nuk u burgosën.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat