Thaçi kujton 26 nëntorin e 97-ës, thotë se u zhvillua betejë e rëndësishme e UÇK-së

Aktuale

Thaçi kujton 26 nëntorin e 97-ës, thotë se u zhvillua betejë e rëndësishme e UÇK-së

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 12:24
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kujton 26 nëntorin e  vitit 1997 ku në Rezallë të Re siç shkruan ai, u zhvillua një betejë e rëndësishme e njësiteve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat serbe, të cilat një ditë më parë kishin sulmuar komandantin e njohur Abedin Rexha në Vojnik.

Duke u tërhequr me humbje dhe turp, Thaçi thotë se forcat serbe vranë mësuesin Halit Geci.

“ Varrimi i mësuesit Geci u bë më 28 nëntor, me praninë e një mase të jashtëzakonshme.

Aty, pas ceremonisë së varrimit dolën publikisht përfaqësues të UÇK-së, të cilët u mirëpritën.

Kosova po hynte në një fazë të zhvillimeve ushtarake dhe politike intensive”, tha ndër tjerash presidenti Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat