Ramiz Lladrovci largon Pacollin nga lokali, ky është versioni i Lladrovcit për ngjarjen

Aktuale

Ramiz Lladrovci largon Pacollin nga lokali, ky është versioni i Lladrovcit për ngjarjen

Nga: G.B Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 14:47
Behgjet Pacolli, Ramiz Lladrovci

Mbrëmë ish luftëtari i UÇK-së, tash pjesë e AKR-së, Musa Dervishaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka rrëfyer ngjarjen që thotë t’i ketë ndodhur në një kafiterie në Drenas, ku prezent ishte edhe lideri i AKR-së Behgjet Pacolli.

Ai ka thënë se kandidati i PDK-së për Drenas, Ramiz Lladrovci iu ka shkuar të tavolina, në restorantin ku ata po qëndronin  dhe u ka thënë ta lirojnë atë vend.

LEXO EDHE http://www.botasot.info/aktuale-lajme/612929/skandaloze-ramiz-lladrovci-perze-behgjet-pacollin-nga-nje-restorant-ne-drenas/

LEXO EDHE http://www.botasot.info/aktuale-lajme/613115/momenti-kur-ramiz-lladrovci-i-thote-behgjet-pacollit-te-largohet-nga-lokali/

Lidhur me këtë ka reaguar kandidati i PDK-së për Drenas, Ramiz Lladrocvi, i cili thotë se në mënyrë miqësore i ka treguar Pacollit se pjesa u po qëndronte ishte rezervuar për takim me arsimtarë, shkruan Bota sot.

Ky është postimi i tij i plotë në llogarinë e tij në Facenook:

Pardje, në Drenas, në një ambient hotelier të rezervuar më parë, kisha një takim me arsimtarët e komunës së Drenasit. Në kohën e paraparë me agjendën time, kam shkuar aty dhe jam bashkuar me organizatorët e takimit. Me të arritur arsimtarët, disa prej tyre kërkuan që të vendosen nëpër vende, mirëpo pak para nesh aty kishte hyrë edhe z. Pacolli me udhëheqësit lokalë të AKR-së.
Organizatorët e takimit ma bënë me dije se pikërisht në atë pjesë ishte hapësira e paraparë dhe e rezervuar për takimin tim konsultativ me arsimtarët, mirëpo për shkak të keqardhjes dhe duke mos dashur të keqkuptohen, askush nuk ia kishte sqaruar këtë gjë z. Pacolli.
Duke u njohur me njëri-tjetrin, për të mos i lënë në pritje të gjatë arsimtarët, pas përshëndetjes me z. Pacolli, ia sqarova se aty e kishim paraparë takimin dhe se vendi ku ishin vendosur ishte hapësira e paraparë për t'u ulur. Normalisht, në mënyrën më miqësore insistova që t'ua rezervojë një hapësirë tjetër brenda lokalit, sepse ajo pjesë ishte e rezervuar më herët dhe si hapësirë ishte e planifikuar në përputhje me numrin e pjesëmarrësve.
Z. Pacolli e pranoi miqësisht propozimin tim dhe në mënyrën më miqësore u përshëndetëm dhe vijuam me agjendën e paraparë. As nuk e kam larguar, as nuk e kam injoruar. Z. Pacolli është i mirëseardhur në Drenicë dhe në shtëpinë time, ashtu si çdo mik i imi dhe i shtëpisë sime.
Në fotot e dërguara nga një qytetar dëshmohet e gjithë e vërteta e kësaj ngjarjeje, e cila më tej mori kahje tjetër dhe u deformua sipas interesave të ngushta politike të të tjerëve. Nuk është as në karakterin tim, as të familjes sime të dëbohet mysafiri. Kjo tendencë për ta tjetërsuar vlerën themelore të traditës sonë, në këtë rast kundër meje nga dashakeqës lokalë, nuk mund as ta zbehë personalitetin tim dhe nuk mund as ta zvogëlojë subjektin tim politik./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat