Rrëfehet ushtaraku Nazif Ramabaja: Ja çfarë më tha Ahmet Kransniqi në vitin 1998

Aktuale

Rrëfehet ushtaraku Nazif Ramabaja: Ja çfarë më tha Ahmet Kransniqi në vitin 1998

Nga: A.Zh Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 21:10
Ahmet Krasniqi

Ushtaraku Nazif Ramabaja është rrëfyer në dokumentarin e shoqatës “Sali Çeku” – “Koloneli”, që është shfaqur në TV Dukagjini, lidhur me vrasjen e Ahmet Krasniqit.

Ai ka treguar se në mes të 21 dhe 23 majit të vitit 1998, në Oslo të Norvegjisë është mbajtur një takim në mes të Ahmet Kraniqit dhe Agim Mehmetit si përfaqësues të oficerëve dhe më vonë të Ministrisë së Mbrojtes dhe përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me Adem Demaçin si përfaqësues politik dhe Xhavit Halitit, shkruan Bota Sot.

“Në atë takim, jo në biseda, por në takim të drejtpërdrejtë me Ahmet Krasniqin dhe Agim Mehmetin isha edhe unë dhe në një moment mund të them që Ahmeti ishte aq i lumtur sa që mu drejtua dhe më tha “Nazif, në jetën time kurrë nuk kam qenë më i lumtur se sot, e ndjej veten aq mirë saqë tash e tutje përmes helikopterit mund të dërgojmë armatim në Drenicë dhe se UÇK-ja do të jetë trungu i një ushtrie të ardhshme të Kosovës”, ka treguar Hafizi.

Pjesën e rrëfimit të Ramabajës, mund ta shihni nga minuta e 31-të./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat