Debat i ashpër mes kryeministrit Mustafa e AAK-së, banditë, bosa të kazinove e kokëbosh

Aktuale

Debat i ashpër mes kryeministrit Mustafa e AAK-së, banditë, bosa të kazinove e kokëbosh

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 27 nëntor 2016 Në ora: 17:57
Foto arkiv, Isa Mustafa e Ramush Haradinaj gjatë kohës së krijimit të Bllokut opozitar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë ditës së sotme është përfshirë në një debat me zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Mustafa duke komentuar statistikat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës lidhur me Anketën Fuqisë Punëtore në vend, gjatë ditës është shprehur se trendi i uljes së papunësisë në Kosovë ka ardhur si rezultat i rritjes ekonomike.

“Shkalla e papunësisë në Kosovë, 26.2%. Më e ulëta në pesë vitet e fundit. Janë këto rezultate të dala nga Anketa e Fuqisë Punëtore, për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, të kryer nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, i kumtuar nga ministri Abrashi”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i këshilltarit të Ramush Haradinajt dhe njëherit Kryetar i Degës së Aleancës  në Prishtinë, Avni Arifi.

Arifi duke komentuar deklarimet e kryeministrit Mustafa, ka thënë se Isa Mustafa s’po duket si Kryeministër por po merr role tjera.

“Kur flet Isa Mustafa për rritje ekonomike dhe zvogëlim të papunsisë krijon bindje se është shef i Makinerisë së Rrenave e jo Kryeministër”, ka reaguar Arifi, shkruan “Bota sot”.

Por, kjo ka nxitur përsëri reagimin e ashpër të kryeministrit Isa Mustafa, i cili në faqen e tij në facebook ka shkruar se trendi ka filluar të frymoj lirshëm nga bosët e kazinove dhe reketit, nga sekserët dhe ryshfeti.

““Rritjen ekonomike të Kosovës prej 4% vitin e kaluar dhe mbi 4% këtë vit, që është më e larta në Evropë, si dhe uljen e papunësisë nga 35.3% në vitin 2014 në 26.2% këtë vit, e konstatojnë institutet relevante. Jo Kryeministri. Sa më shumë që kemi progres aq më pak do të ketë hapësirë për mashtrues që vjelin të varfërit. Vendi ka filluar të frymoj lirshëm nga bosët e kazinove dhe reketit, nga sekserët dhe ryshfeti. Prandaj ka zhvillim”, ka përfunduar Mustafa.

Ndërsa polemikat me kryeministrin i ka vazhduar përsëri Avni Arifi, i cili e kaquajtur Shefin e Qeverisë rrenc e kokëbosh.

“Për postimin e fundin paska reagu Isa. Normal me paftyrësi. Vitin e kaluar ky Kryeministri Rrenc që ka Kosova ka pas premtuar se sdo të shkoj në Bruksel pa u dhanë qytetarëve të tij vizat. U pa kush ishte kokëbosh. Kryeministër shkove ti si kokëbosh në Bruksel dhe si "bela Lala". Isë e ke nisë me rrena. Kur po flet per haraq e kazino shtrëngoje rrenën pak ma shumë se kurgjo tjetër stë ka mbetë. Kryeministër Rrenc. Për punësim e ekonomi atë që ta thamë ne shumë ma ashpër ta tha Komisioni Europian tri javë më parë por atyre ju palove. Sepse je "bella Lala"”, ka shkruar Avni Arifi.

Po ashtu ndaj kryeministrit Isa Mustafa ka reaguar edhe deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, e cila ka vendosur që t’ia numërojë kryeministrit dështimet.

“Kyeministri Mustafa dhe Qeveria që ai udhëheqë – Shkelësit më të mëdhenj të Drejtave të Njeriut. Mbi 63 % të rekomandimeve të Avokatit të Popullit janë të pazbatuara nga Qeveria Mustafa. Edhe në Rapotin e Progresit ka vërejtje për moszbatim. “Kryeministri i Facebook-ut”, llogaritë për papunësinë në Kosovë i sheh MBRAPSHTË! Kënd e llogaritni të punësuar në qeversjen tuaj Kryeministër? Mbi 100 mijë qytetarë që i detyruat të lëshojnë Kosovën, pas ardhjes tuaj në krye të qeverisë? Dhjetëra mijëra të rinjë e të reja që dita ditës po gjejnë punë të përkohshme në Europë (falë familjeve shoqërisë, gjindshmeris se vet apo Diasporës sonë të çmuar)? Apo, ndoshta, llogaritë tuaja si Ekonomist ju dalin si punësime këto kategori: Ndalja e pensioneve të familjeve të Dëshmorëve; Ndalja e pensioneve përonave 100% të verbër (për këtë kemi edhe fakte, që vetëm një rast, nga shumë të tillë). Duke ua rikujtoj edhe një herë, që ju jeni SHKELËSI MË I MADH I TË DREJTAVE TË NJERIUT në Republikën e Kosovës. Ju them, që për të “bëmat” tuaja, duhet të keni fakte, sepse deri tani keni pasur vetëm deklarata BOSHE, që vetëm ju dini t’i bëni”, ka shkruar Teuta Haxhiu./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat