Thaçi homazhe të varri i Rugovës: Ishte personalitet sakrifikues

Aktuale

Thaçi homazhe të varri i Rugovës: Ishte personalitet sakrifikues

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 10:49
Hashim Thaçi tek varri i presidentit Ibrahim Rugova

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi për nder të festës së 28 Nëntorit, Ditës së shpalljes Pavarësisë së Shqipërisë, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova .

Me këtë rast, Thaçi ka lartësuar figurën e presidentit Rugova, duke thënë se vlerësimi për të është në kuadrin më të lartë,  për personalitetin e tij sakrifikues , internacionalizimin e çështjes së Kosovës dhe për liri e pavarësi.

Thaçi: Rugova personalitet sakrifikues

‘’Në kuadër të festive të nëntorit  sot e nderojmë me përgjegjësinë më të lartë shtetërore presidentin e parë të republikës së Kosovës z. Ibrahim Rugova për personalitetin e tij sakrifikues, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës , për angazhimin e tij maksimal në internacionalizimin e çështjes së Kosovës”, tha Thaçi.

Ai do të vazhdojë homazhet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat