Drejtësi për Astritin kërkohet edhe më 28 Nëntor

Aktuale

Drejtësi për Astritin kërkohet edhe më 28 Nëntor

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 11:52
Fotografia gjigande me portretin e aktivistit të ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

(E plotësuar)- Edhe në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë Lëvizja Vetëvendosje kërkoi drejtësi për aktivistin e vdekur në rrethana të paqarta në burgun e Prizrenit.

Paraprakisht në njërën nga ndërtesat në sheshin “Zahir Pajaziti” aktivistët e VV-së kanë vendosur një baner gjigand me fotografinë e të ndjerit Astrit Deharit.

Kjo foto është ilustruar me shënimet Drejtësi për Astritin, dhe është i realizuar me dy ngjyrat e flamurit kombëtar, kuq e zi.

Me këtë rast Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes “Vetëvendosje”, ka kërkuar drejtësi për Astritin, duke thënë se është e vështirë me këtë regjim që i vret qytetarët e saj mund të këtë drejtësi.

Astriti e dëshmon se si në njërën anë duhet të angazhohemi  për këtë Republikë për këtë popull e për popullin shqiptar e në anën tjetër se si regjimi në Kosovë i instaluar në krye të institucioneve e që e ka kapur shtetin . Si e trajton ky regjim qytetarët e Republikës , kundërshtarët e tij politik dhe njëkohësisht si e trajton shtetin e Kosovës. Një regjim antipopullor.... Historikisht regjimet në Kosovë kanë qenë aq të egër karshi popullit që kërkonte liri e barazi. ...Që prej 5 nëntori regjimi ka refuzuar absolutikisht që të jap dhe të krijoj drejtësi për Astritin që të jap përgjegjësi për të dhe që popullit të Kosovës t’i tregojë se çfarë ka ndodhur me Astritin në burgun e Prizrenit. E Astriti vdiq në burgun e Prizrenit nën akuza të montuara i mbajtur padrejtësisht  aty. Kjo e bën Astritin  jo vetëm aktivist politik të aktualitetit në Kosovë po edhe në vazhdimësi  e përndjekurve politik”, tha Ymeri.

Ai ka shtuar se me këtë regjim Kosova është larg Shqipërisë. Sipas Ymerit sa më të ndarë që janë Kosova dhe Shqipëria aq më keq do të janë punët në secilën sferë.

“Sa më të ndarë që jemi aq më keq do t’i kemi punët në secilin rrafsh. Dhe fatkeqësisht  me këtë regjim të instaluar në Kosovë. Kosova edhe po dobësohet si Republikë ,edhe rrjedhimisht edhe po largohet prej Shqipërisë”, tha Ymeri.   

Astrit Dehari, me 5 nëntor është gjetur i vdekur në burgun e Prizrenit. Ai po mbahej aty si i dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës më 4 gusht.

Raporti i autopsisë është bërë publik ku thuhet se Dehari ka vdekur nga mungesa e frymëmarrjes ndërsa kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren Sylë Hoxha ka thënë se bëhet fjalë për vetëvrasje.

Këtë deklaratë të tij dhe raportin e autopsisë e konteston Lëvizja Vetëvendosje dhe familja e Astrit Deharit.

Drejtësi për Astritin në foto gjigande

Vetëm pak minuta më parë, në një prej mureve të ndërtesave në qendër të Prishtinës, përkatësisht te sheshi ‘Zahir Pajaziti’, është shfaqur një fotografi gjigande me portretin e aktivistit të ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Portreti i Deharit përcillet nga shënimi: Drejtësi për Astritin, dhe wshtw i realizuar me dy ngjyrat e flamurit kombëtar, kuq e zi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat