Hoxha: Hetimet për rastin e Deharit po vazhdojnë, mos ndërhyni në punën tonë

Aktuale

Hoxha: Hetimet për rastin e Deharit po vazhdojnë, mos ndërhyni në punën tonë

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 18:45
Astrit Dehari

Sylë Hoxha, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit ka thënë se hetimet janë duke vazhduar për rastin e Astrit Deharit dhe hetuesit po kryejnë intervista gjatë gjithë kohës.

“Hetimet janë duke vazhduar edhe për rastin e Deharit. Jemi duke i pritur disa ekspertiza, por hetuesit janë duke kryer intervista gjatë gjithë kohës”.

Hoxha ka theksuar se në rastin e Deharit kanë qenë “të vëmendshëm dhe nuk do t’i arsyetohen askujt”.

“Ne në rastin e Deharit kemi qenë të vëmendshëm, ne nuk kemi nevojë të arsyetohemi para askujt – por do t’i kryejmë puntë tona si duhet”.

“Konsideroj se nuk duhet të ndërhyjnë në punën tonë, ne nuk po ndërhyjmë në punën e askujt dhe ne duhet ta bëjmë punën tonë”.

“Me profesionalizëm e kemi filluar ta hetojmë këtë rast dhe ashtu do ta përfundojmë”.

“Për momentin nuk ka prova të reja. Po ju garantoj se kemi bërë një punë mjaft profesionale me të gjitha institucionet dhe duhet tërhiqet çdo dilemë në këtë drejtim”, ka përfunduar Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat