Hoxhaj në Poloni për Forumin e vendeve të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor

Aktuale

Hoxhaj në Poloni për Forumin e vendeve të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 20:25
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtuar sot për në Poloni, ku do të marrë pjesë në Forumin e përbashkët të ministrave të jashtëm të vendeve të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor.

Në një panel të përbashkët me temën “Europa Qendrore dhe Ballkani: siguria në një botë gjithnjë e më të pasigurt. Si të përballemi me sfidat e reja?” ministrat e jashtëm do të diskutojnë për sfidat e sigurisë në një botë ku pasiguria është vazhdimisht në rritje dhe përballjen me to.

Përveç temës së sigurisë, ministrat e jashtëm pjesëmarrës në këtë Forum do të diskutojnë tema të tjera si perspektiva europiane për vendet e Ballkanit, kriza e refugjatëve etj.

Në margjina të Forumit të përbashkët të ministrave të jashtëm të vendeve të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor, ministri Hoxhaj do të zhvillojë edhe takime të ndara bilaterale me ministrat e shteteve pjesëmarrëse./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat