Miliq: NATO nuk u kërkoi falje serbëve për bombardime, por shqiptarëve

Aktuale

Miliq: NATO nuk u kërkoi falje serbëve për bombardime, por shqiptarëve

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 20:42
Drejtoresha e Qendrës për Studime Euro-Atlantike, Jelena Miliq

Drejtoresha e Qendrës për Studime Euro-Atlantike, Jelena Miliq, thotë se NATO nuk i ka kërkuar falje serbëve për agresion, por për viktimat e pafajshme të cilët ishin në të gjitha anët.

Përveç kësaj, ajo tha se pret që nga Konferenca Ndërkombëtare mbi NATO-n në Beograd do të dërgohet një mesazh që të krijohet një konsensus për të ardhmen i cili do të jetë në interes të përbashkët.

Ajo komentoj edhe deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ka shprehur keqardhje për viktimat e bombardimeve në vitin 1999, Miliq thotë se ai ka shprehur në mënyrë të qartë keqardhjen e tij për viktimat, civilët e vrarë, dhe viktimave e tjera të pafajshme, që tregon edhe një herë se qëllimi dhe objektivi i fushatës ajrore të NATO-s ishte mbrojtja e civilëve.

Sipas saj, bëhet fjalë për civilët, shqiptarë të Kosovës, të cilët janë dëbuar dhe janë vrarë nga forcat e armatosura serbe, por kujton se për shkak të kësaj disa gjeneralë serb përfunduan në Hagë.

“Ne, nesër do të flasim për rolin e njësive të cilat ishin të lidhura direkt me komandën e gjeneralit, Dikoviq, shef i shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe. Sekretari gjeneral i NATO-s, nuk u kërkojë falje serbëve për agresion, por vetëm për viktimat e pafajshme në mesin e të cilëve kishte edhe malazez, edhe boshnjak edhe shqiptarë të Kosovës, të cilët aso kohe ishin qytetar të Jugosllavisë”, ka saktësuar ajo.

Miliq tha se gjatë kohës se bombardimeve ishte e tronditur, por shton se është e paqartë se si 16 vite pas bombardimeve në Serbi njerëzit nuk e dinë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Ajo ka shtuar se, një pjesë e fajit e bart elita politike e cila që nga bombardimet deri më sot, kurrë nuk ka pasur kurajo të përballur më të vërtetën

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat