Dëmet e luftës, temë e raundit të tretë të dialogut

Aktuale

Dëmet e luftës, temë e raundit të tretë të dialogut

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 22:12
Foto arkiv, dëmet e luftës në Kosovë

Edhe 17 vjet pas luftës Kosova nuk ka të dhëna për dëmet e luftës, mbi bazën e të cilave do të mund të kërkohej kompensimi nga Serbia.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se vendi ynë mund të kërkojë dëmshpërblimin vetëm atëherë kur ta ketë kryer procesin e vlerësimit të gjithë atyre dëmeve që janë shkaktuar gjatë asaj kohe.

Ehat Miftaraj nga ky Institut thotë se pavarësisht faktit se Kosova kishte themeluar disa trupa për hulumtimin e krimeve të luftës ne edhe sot nuk kemi një raport përmes të cilës do të dinim se cilat janë dëmet e vërteta që kanë ndodhur gjatë luftës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat