Mësimdhënësit, vegla të partive politike!

Aktuale

Mësimdhënësit, vegla të partive politike!

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 29 nëntor 2016 Në ora: 14:26
Ilustrim

Praktikat e përdorura tek mësuesit nëpër komuna nga ana e partive që janë në pushtet, duke i urdhëruar ata që të marrin pjesë në dreka e darka, pa dyshim se është një shkelje e kodit zgjedhor dhe cenim i pavarësisë së shkollës. Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka nxjerrë deri me tash ende ndonjë rregullore që e precizon qartë ndalimin e aktiviteteve në shkolla, madje as nuk është rregulluar para fushata me rregulla të KQZ-së.

Por ky veprim sipas njohësve të politikës ndikon negativisht në institucionet e dijës, pasi përfshirja e mësuesve të shkollave në politik nuk paraqet sinjale pozitive për demokracinë e shëndoshë.

Islam Krasniqi, njohës i çështjeve politike ka pohuar se thirrja e profesorëve, mësuesve nëpër komuna nga ana e partive politikë për fushata zgjedhore, duke i urdhëruar ata që të marrin pjesë në dreka e darka, është shkelje e  kodit zgjedhor.

Ai ka pohuar se kjo shkelje po ndikohet në institucionin e dijes, në institucionin i cili ishte dashur të jetë i pavarur dhe larg politikës.

“Sistemi  në Kosovë na  ka mësuar se të gjitha partitë në pushtet në atë Komunë ku udhëheqin kanë ndikuar gjithmonë nëpër shkolla, duke i  obliguar mësimdhënësit që të lugojnë për ta, ose në të kundërtën, do ju hakmerren (në rast fitores ai ec në shpi), gjë që ja shtonë mjerimin dhe varfërinë të nxënësve nga  kuadrot e dobëta duke i rehatuar militantet nëpër shkolla”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa, analisti Blerim Burjani, kanë thënë se përfshirja e fëmijëve dhe mësuesve të shkollave në politikë nuk paraqesin sinjale pozitive për demokracinë e shëndoshë. Ai ka pohuar se politika duhet larguar nga shkollat dhe kuadrot mësimore.

“Tubimet në shkolla janë në kundërshtim me rregullat zgjedhore sepse assesi nuk duhet të keqpërdoren institucionet edukative e as ato universitare. KQZ nuk ka nxjerr deri me tash rregullore që e precizon qartë ndalimin e aktiviteteve në shkolla e as nuk është e rregulluar para fushata me rregulla të KQZ”, është shprehur Burjani.

Se ky veprim nga ana e partive është cenim i pavarësisë së shkollave dhe cenim i të drejtave dhe lirive të njeriut, ka pohuar edhe analisti Ismet Haziri, i cili për gazetën Bota sot thotë se vota është e shenjtë dhe në një shtet demokratik duhet të mbrohet me ligj.

“KQZ-ja  duhet të reagojë dhe ta obligojë politikën që t’i mbajë duart larg arsimit, sepse kjo po e dëmton shumë të ardhmen e fëmijëve  tanë, të cilët çertifikatat dhe diplomat e tyre, s’mund t’i mbronin në asnjë vend të botës, e gjitha  si pasojë e ndikimit të politikës në arsim”, ka thënë Haziri./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat