“KQZ-ja nën urdhrat e Kadri Veselit”?

Aktuale

“KQZ-ja nën urdhrat e Kadri Veselit”?

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 29 nëntor 2016 Në ora: 16:03
Kadri Veseli

“Kësisoj, KQZ –ja,  po merr rolin e legjitimuesit të presioneve e pazareve të Kadri veselit, aty, ku në fakt do të duhej të ndërhynte prokuroria për të hetuar”, ka thënë Adnan Rrustemi. 

Përçarja politike brenda PDK-së, për kandidatin e saj për kryetar komune në Drenas, bëri që nga ky subjekt politik të dilnin të pavarur tre asambleistë. Xhavit Drenori, Naim Bazaj dhe Rrahim Elshani shpallën kandidaturën e tyre si të pavarur për të parin e Drenasit, pasi ishin të pakënaqur me përzgjedhjen e Ramiz Lladrovcit nga Kadri Veseli. Ata u certifikuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por Bazaj dhe Elshani, pas një takimi me kryetarin e PDK-së Kadri Veseli u tërhoqën nga vendimi i tyre dhe kërkuan decertifikimin nga ky institucion.

Megjithëse sipas ligjit për zgjedhjet, ata nuk mund të decertifikoheshin, një gjë të tillë ua mundësoi KQZ -në, vendimin e së cilit e anuloi PZAP-i.  Njohës të kësaj fushe dhe vetë anëtarë të KQZ-së, kanë theksuar se certifikimi dhe decertifikimi i një subjekti politik ose i një kandidati është i përcaktuar me ligj. Sipas tyre, prirja dhe insistimi i KQZ-së, që përmes vendimeve të paligjshme dhe moszbatimit të vendimeve të PZAP-it, ka bërë që ky institucion që do të duhej të ishte i pavarur dhe i paanshëm, të vihet në shërbim të një partie politike të caktuar apo të kontrollohet tërësisht, siç është rasti nga PDK-ja dhe Kadri Veseli.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat