Tomislav Nikolic: Nuk i kuptoj shqiptarët e Preshevës, pse nuk e kërkojnë bashkimin me Kosovën?!

Aktuale

Tomislav Nikolic: Nuk i kuptoj shqiptarët e Preshevës, pse nuk e kërkojnë bashkimin me Kosovën?!

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 16:34
Presheva

“Nëse valoi një ditë në vit flamuri shiptar dikund në Preshevë apo Bujanovc e 364 ditë flamuri serb, nuk e dëshmon patriotizmin shiptar e as “tolerancë” apo demokracinë e Serbisë ndaj minoreiteve. E di se shiptarët atje kanë një referendum nga viti 1992, por duket se ai ka mbetur vetëm në letër. Unë  nuk i kuptoj shqiptarët e Preshevës, pse nuk e kërkojnë bashkimin me Kosovën?! Beogradi nuk do të mund dot ta mbajë me zor as Luginën e Preshevës as me ushtri e as me xhandarmeri, aq sa mundi ta mbante Kosovën para 17 vitesh” ka deklaruar Tomislav Nikoliç.

Tomislav Nikoliç e njeh mirë edhe Luginën e Preshevës sepse siç tha ai ka ngrënë bukë të shqiptarëve plotë 12 muaj,  meqë ka kryer shërbimin ushtarak në këto rajone.

Nikoliç: Presheva do t’i bashkohet Kosovës, Vojvodina do të bëhet e pavarur

Image
Tomislav Nikoliç

 “Nuk mund të flasësh keq apo të akuzosh një popull pa e njohur mirë, pa ja ngrënë bukën. Unë kam ngrënë bukë të shqiptarëve plot 12 muaj dhe jam mahnitur me traditën  kulturën, sidomos bujarinë dhe mikpritjen e tyre ndaj të huajve që rrallë mund ta gjesh jo vetëm tek popujt në Ballkan, por as në botë…Unë di çdo gropë të rrugëve të Preshevës e di edhe sot”.

“Unë nuk i kuptoj shqiptarët e Preshevës, pse nuk e kërkojnë autonomi apo bashkim me Kosovën?! . aq më tepër kur ata posedojnë verdiktin popullit shumicë në referendumin gjithpopullor më 1-2 Mars 1992 ku është shprehur vullneti i popullit shqiptar për vetëvendosje, autonomi me të drejtë ribashkimi me Kosovën, e drejtë kjo legjitime edhe nga karta e OKB-së dhe konventa ndërkombëtare që iu mundësojnë të drejtën e vetëvendosjes për popujt autoktonë”

Duke folur  për “Presheva Jonë” ai thotë: “Unë quhem Tomislav Nikoliç, e fatmirësisht që nuk jam si ai. Jam nga Zrenjanini i Vojvodinës. Thashë nuk jam si sepse me presidentin e Serbisë nuk na lidhë asgjë, përveç emri dhe mbiemrit. E thashë fatmirësisht nuk jam si ai, si një qeveri që i prinë, sepse unë nuk i kam duart e lyera me gjak. Unë jam thjesht një gazetar që nga këtu, nga Këshilli Evropian raportoj, informoj populin tim në Vojovdinë.. ”

Nikoliç, është një gazetar shumëvjeçar në selinë e Këshilit Evropian. në Stasburg i cili raporton per mediat vojvodase (Radio Televizija SANTOS -Zrenjanin) qe plot 12 vjet.

Sa i përket situatës në Vojvodinë, Tomsilav Nikoliç pohon se “Vojvodina është në rrugën e mbarë të Kosovës. Vojvdina së shpejti do të jetë Republikë. Nuk shkon më, jemi lodhur me Serbinë që na shkatërroi duke vjelur gjitha të mirat e vendit tonë. Lirisht mund të them “Vojvodina radi a Beograd se gradi” (Vojvodina punon, Beogradi ndërton..”). Adashi (emnaku)  im, presidenti i Sebisë  Tomislav Nikoliç e di shumë mirë se së shpejti Vojvodina do të bëhet Republikë, mjaft më Serbi na ka shfrytëzuar ”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat