Çka tha Daciq që nxiti reagimin e ministrit Hoxhaj?

Aktuale

Çka tha Daciq që nxiti reagimin e ministrit Hoxhaj?

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 17:23
Ministri Ivica Dacic

Varshavë – Ministri Ivica Dacic paralajmëroi në një takim të Grupit të Vishegradit, gjashtëshen e Ballkanit Perëndimor dhe finjët e tyre, se Serbia nuk është pjesë e një politike të përbashkët të sigurisë së BE-së

Ai në Varshavë tha se ndonjëherë interesat nuk përputhen, por që BE duhet të respektojë vendimet e veta dhe në takime të respektohet statusi neutral i Kosovës, rapoton agjensia Beta.

"A janë përfaqësuesit e Prishtinës të shënuar me yll dhe me fusnotë në takime? A e respektoni statusin e neutralitetit? Ju flisni rreth tyre si të ishin një shtet dhe ne nuk jemi dakord me këtë. A është ratifikuar MSA me Kosovën nga parlamentet kombëtare të shteteve anëtare? Jo, u ratifikua vetëm në Parlamentin Evropian. Si mund të flasim për Kosovën si shtet", tha Dacic në një fjalim me ministrat dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.

Dacic pyeti nëse Serbia duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës, kur këtë nuk e kanë bërë të gjithë anëtarët e BE-së.

"Ne jemi tolerant, por ju në BE duhet t’i përmbaheni vendimeve tuaja", ka thënë Dacic, duke shtuar se nga Serbia kërkohet që t’i bashkohet vendimeve të BE-së për çështje të politikës së jashtme që nuk janë në përputhje me interesat e saj kombëtare.

Daçiq tërhoqi vërejtjen se Serbia në procesin e integrimit evropian duhet të përballet jo vetëm me reformën gjithëpërfshirëse, por edhe me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, rezultati i të cilave ndikon në gjithë rajonin.

Ai shtoi se integrimi evropian kërcënohet edhe nga politika kushtëzuese në të cilën "shkalla, e cila duhet të qëndrojë në vendin e saj" është duke u bërë një "objektiv në lëvizje që ndryshon madhësinë dhe formën dhe redukton sigurinë dhe besimin në rezultatin përfundimtar - arritjes së anëtarësimit në BE" .

"Për shkak të gjithë kësaj, qytetarët tanë me arsye pyesin nëse me të vërtetë ekziston qëllimi që Serbia dhe pjesa tjetër e rajonit të bëhen anëtarë të familjes evropiane ose kushtëzimi dhe shtyrja e pacaktuar e hapjes së kapitujve të veçantë thjesht është një maskë prapa së cilës fshihet mungesa e vullnetit, nëse jo kundërshtimi i  hapur, i shumicës së shteteve anëtare për zgjerimi e mëtejshëm të Unionit", ka thënë Dacic.

Ministri i Jashtëm serb tha se integrimit në BE nuk do t’i ndihmojë ajo që prej Ballkanit Perëndimor kërkohet durim strategjik.

"Ne duhet të dimë se çfarë pret BE-ja dhe çfarë kërkon nga ne. Të kërkosh durim strategjik të rajonit, i cili për më shumë se një dekadë nuk pati sukses që të lëvizë më pranë BE-së, nuk do të kontribuojë në intensifikimin e reformave dhe forcimin e stabilitetit. Ne kemi nevojë për mbështetje strategjike të BE-së në të gjitha aspektet", tha Dacic.

Dacic po ashtu kërkoi mbështetje për Serbinë, e cila ka përparuar në reformimin e të gjithë shoqërisë por që ka përshtypjen se integrimi evropian nuk po ecën me dinamikën e dëshiruar, sepse është e kushtëzuar kryesisht nga progresi në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, që të hapen në Dhjetor tre kapituj si një timon për perspektivën evropiane.

Daçiq po merr pjesë në takimin vjetor ministror të Grupit të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor të gjashtë vendeve si; Rumania, Bullgaria, Italia, Sllovenia, Kroacia dhe Komisioni Evropian.

Komentet e ministrit serb, Ivica Dacic, i ka dënuar ministri i jashtë i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili, sjelljen dhe diskursin e Dacic në raport me Kosovën dhe përpjekjet e tij për ta penguar Kosovën në forcimin e shtetësisë dhe integrimit në BE, e ka krahasuar me Sllobodan Miloshevicin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat