Shoqatat e Luftës së UÇK-së kërkojnë zbatim më të mirë të ligjeve

Aktuale

Shoqatat e Luftës së UÇK-së kërkojnë zbatim më të mirë të ligjeve

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 17:42
Hashim Thaçi, ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës të Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jasharin dhe kryetarin e Shoqatës të Invalidëve të Luftës, Fadil Shurdhajn.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës të Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jasharin dhe kryetarin e Shoqatës të Invalidëve të Luftës, Fadil Shurdhajn. Këta të fundit kanë theksuar se ekziston një nevojë për një zbatim më të mirë të ligjeve që prekin këto kategori, si dhe një koordinim më i mirë ndërmjet institucioneve, sidomos ministrive.

Në këtë takim është biseduar për sfidat që po ballafaqohen familjet e dëshmorëve dhe të invalidëve të luftës, sidomos ato që kanë të bëjnë me disa barriera ligjore. 

Sipas një komunikate të Presidencës, Thaçi është interesuar për mirëqenien e tyre, duke thënë se liria dhe pavarësia e Kosovës nuk do të ishte e mundur pa sakrificën e tyre.

Përfaqësuesit e këtyre dy shoqatave kanë theksuar se ekziston një nevojë për një zbatim më të mirë të ligjeve që prekin këto kategori, si dhe një koordinim më i mirë ndërmjet institucioneve, sidomos ministrive.

Me këtë rast, presidenti Thaçi ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë në realizimin e kërkesave të këtyre kategorive, gjithmonë duke u bazuar në praktika pozitive në rajon dhe Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat