Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit që ia vodhën telefonin Lumezit

Aktuale

Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit që ia vodhën telefonin Lumezit

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 19:02
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Një muaj paraburgim është masa e caktuar nga Gjykata ndaj të dyshuarve për vjedhje në shtëpinë e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore te Prishtinës u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të dyshuarve për vjedhjen ne shtëpinë e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.

Lajmin për kallxo e konfirmoi Fetije Uka, avokatja e M.G., njëri prej të dyshuarve.

Seanca për caktimin e masës se sigurisë është mbajtur sot ndërsa para gjyqtarit kanë dalë tre të dyshuarit e arrestuar dje, ndërsa i katërti vazhdon të jetë në arrati.

Media raportoi mbrëmë për muhabetet ndërmjet të dyshuarve rreth shitblerjes së mundshme të telefonit që e kishin vjedhur në shtëpinë e kryeprokurorit Lumezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat