Dacic lëshoi takimin pas deklaratave të ministrit Hoxhaj, u ankua në BE

Aktuale

Dacic lëshoi takimin pas deklaratave të ministrit Hoxhaj, u ankua në BE

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 21:23
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic nuk është përmbajtur në reagim pas përplasjes me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe e ka demonstruar pakënaqësinë në të gjitha mënyrat e tij të mundshme.

Dacic pasi është ankuar në BE-në, Federica Mogherinin dhe vendet anëtare për gjoja “tolerimin dhe trajtimin e Kosovës si shtet i barabartë me vendet e tjera”, Dacic ka lëshuar sallën ku po mbahej takimi në mënyrë demonstrative, bëjnë të ditur burime brenda takimit që u zhvillua sot në Varshavë.

Sipas të njëjtit burim, lëshimi në mënyrë demonstrative i takimit nga ana e Dacic ka lënë shije jo të mirë tek shumë ministra të vendeve anëtare të BE-së që ishin pjesë e takimit.

Përplasja mes ministrit Hoxhaj dhe Dacicit ka ndodhur sot kur po mbahej forumi i ministrave të Jashtëm të vendeve të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor.

Hoxhaj e kishte krahasuar Dacicin me Milloshevicin duke i përmendur periudhën kur ai ka qenë zëdhënës i Milloshevicit në kohën kur ai ka bërë dëmet më të mëdha Ballkanit.

Ai ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe ky është një fakt që nuk do të ndryshojë kurrë pavarësisht përpjekjeve të Serbisë.

“Serbia është përgjegjëse për katër luftra si kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës dhe asnjëherë nuk e ka marrë përgjegjësine për dëmet e shkaktuara. Nuk ka pajtim pa marrë përgjegjësi Beogradi”, ka deklaruar Hoxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat