Grupi i Vishegradit kërkon nga BE-ja pranim të shpejt të Kosovës, Shqipërisë, Serbisë…

Aktuale

Grupi i Vishegradit kërkon nga BE-ja pranim të shpejt të Kosovës, Shqipërisë, Serbisë…

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 22:23
Ministri Hoxhaj me homologët e Vishegradit dhe ata të rajonit

Ministrat e jashtëm polak, çek, sllovak dhe hungarez kërkuan sot në Varshavë përshpejtimin e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi sipas tyre, ky do të ishte investim strategjik në sigurinë dhe prosperitetin e Bashkimit dhe të kontinentit.

“Zgjerimi i BE-së është një instrument i paçmuar vlere e ndërtimit të sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Kështu është e shkruar edhe në Strategjinë Globale të BE-së, pasi zgjerimi përbën një investim strategjik për sigurinë dhe prosperitetin e Evropës dhe kjo do të kontribuonte për paqen në kontinent”, thuhet në deklaratën të cilën para takimit me shefat e diplomacive të Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe fqinjëve të tyre në rajon, e miratuan ministrat e vendeve të Grupit të Vishegradit.

Ministri i Jashtëm polak, Witold Vascikovski, ai çek, Lubomir Zaoralek, sllovak Miroslav Lajcak si dhe ai hungarez Peter Sijarto kanë mbështetur dhe përgëzuar përparimin dhe të gjitha hapat që janë marrë nga vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën për të hyrë në BE.

Hungaria është e angazhuar për zgjerimin urgjent të Bashkimit Evropian, tha sot në Varshavë, ministri i jashtëm hungarez Peter Sijarto, duke theksuar se BE-ja ka nevojë të hapur tre kapituj të tjerë në negociatat me Serbinë në fund të vitit.

Vendet e Grupit të Vishegradit janë të shqetësuar nga raportet e presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili kishte sugjeruar që të mos ketë zgjerim të BE-së edhe për pesë vitet e ardhshme.

Të kujtojmë se në këtë takim, ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj është përplasur ashpër me homologun e tij serb, Ivica Daçiq, duke e krahasuar atë me ish diktatorin, Sllobodan Millosheviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat