Thaçi i shkruan letër organizatës kundër antisemitizmit

Aktuale

Thaçi i shkruan letër organizatës kundër antisemitizmit

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 23:23
Hashim Thaçi

Pasi që qendra “Simon Wiesenthal” e luftës kundër antisemitizmit, me seli në Paris, i ka dërguar letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të shqetësuar për shtrirjen e antisemitizmit në Kosovë përmes librave të botuara në Egjipt nga “Vëllazëria Myslimane”, ky i fundit i është drejtuar me një letër duke sqaruar situatën në Kosovë.

I nderuar Dr. Shimon Samuels

Dëshiroj të ju falënderoj për letrën tuaj të datës 15 nëntor 2016 dhe poashtu të ju falënderoj për bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm me Kosovën. Unë e vlerësoj lartë punën e organizatës tuaj dhe përfshirjen tuaj personale në Kosovë.  Më kujtohet inaugurimi i “Ekzibbicionit kapelat e bardha”, në Prishtinë, një dëshmi e miqësisë së vazhdueshme ndërmjet hebrenjve dhe popullit të Kosovës.

Kosova është krenare në historinë e saj të pasur dhe në trashëgimin kulturore dhe religjioze. Në mënyrë që të ruajmë këtë trashëgimi kemi marr shumë hapa pro aktiv në shumë nivele. Kushtetuta e Kosovës përmban referencat nga konventat më të rëndësishme ndërkombëtare që mbajnë standardet më të larta rreth të drejtave të njeriut dhe liritë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Kushtetuta e jonë e ndalon dhe sanksionon fjalimet e urrejtjes dhe inicimin e urrejtjes ndaj secilit komunitet apo individ. Kosova është anëtare aktive e Koalicionit Anti Terrorizëm dhe jemi vlerësuar vazhdimisht lider në rajon në luftën kundër radikalizmit dhe terrorizimit.

Me qëllim të ndalimit të tyre kemi marrë shumë hapa dhe kemi arritur sukses të theksuar. Vetëm vitin e kaluar Kosova ka arrestuar dhe ka gjykuar shumë persona në mesin e tyre edhe imam me ndikim për nxitje të urrejtjes dhe promovim të ekstremizmit dhe ideologjisë radikale. Javën e kaluar agjencitë tona në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e rajonit edhe nga Izraeli me sukses kanë ndaluar një sulm të planifikuar terrorist që për cak kishte ndeshjen ndërmjet Izraelit dhe Shqipërisë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat