Damka dënon sulmin ndaj Konsullatës turke

Aktuale

Damka dënon sulmin ndaj Konsullatës turke

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 11:42

Deputeti i Partisë Turke Fikrim Damka në një fjalim të mbajtur në Kuvend ka dënuar sulmin në ambasadën turke në Prizren dhe heqjen e flamurit turk më 28 Nëntor,.

“Një sulm i papranueshëm dhe një turp i madh. Para drejtësisë të nxirren arteret e këtij grupi. Kërkoj që prokuroria ta hulumtoj rastin me seriozitet. Kosova është shtet multietnik jo vetëm i një komuniteti. Turqia ka bërë shumë . Flamuri turk i valëvitur në Kosovë simbolizon komunitetin turk. Heqja e flamurit është dhunë e ushtruar ndaj komunitetit turk”, ka thënë Damka.

Sipas tij ky flamur nuk duhet të nëpërkëmbet  ndërsa ka akuzuar edhe mediat që siq tha Damka pa kurrfarë etike janë duke fryrë një një frymë antiturke në vend.

“Ftoj prokurorinë ta kryej punën e vet në lidhje me lajme nxitëse. Këto sulme dhe presione nuk po dëmton vetëm relacionet e Kosovës me Turqinë por dhe në mes komuniteteve”, tha Damka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat