LDK-ja i kundërpërgjigjet Avni Arifit

Aktuale

LDK-ja i kundërpërgjigjet Avni Arifit

Nga: Bota sot Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 12:13
Avni Arifi

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate ka reaguar ndaj zyrtarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi i cili qeverinë Mustafa e konsideroi si më të dobtën e pasluftës.

“Kuadri i AAK-së, Avni Arifi, paska deklaruar sot se “Qeveria Mustafa është Qeveria më e dobët e pasluftës”.  Siç duket ai e ka fjalën për faktin se gjatë kësaj Qeverie, ndër të tjera, janë arritur këto rezultate “modeste””, thuhet në reagimin e LDK-së.

Ja pastimi i plotë:

Kuadri i AAK-së, Avni Arifi, paska deklaruar sot se “Qeveria Mustafa është Qeveria më e dobët e pasluftës”.  Siç duket ai e ka fjalën për faktin se gjatë kësaj Qeverie, ndër të tjera, janë arritur këto rezultate “modeste”:

1. Është bërë nënshkrimi, ka hyrë në fuqi dhe po zbatohet MSA-ja 
2. Është marrë rekomandimi për liberalizim vizash (i bllokuar me arsye të rrejshme dhe për përfitime elektorale nga AAK)
3. Është arritur rritja më e madhe ekonomik në rajon dhe në Evropë (Sipas Bankës Botërore)
4. Pensionet janë rritur deri 70% dhe asistenca sociale për 25 % 
5. Janë ndërmarrë reformat më të mëdha fiskale në rajon dhe më gjerë (Vlerësimet e BB dhe FMN)
6. Është arritur avancimi më i madh në rajon në të bërit biznes (Sipas BB)
7. Subvencionimi më i madh historik për bujqësi 
8. Buxheti mbi 2 miliardë Euro 
9. Kosovës iu kanë hapur dyert në të gjitha shtetet e botës dhe organizatat ndërkombëtare 
10. Është bërë anëtarësimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA... e dhjetëra suksese të tjera evidente...

Mirëpo, ndoshta me të drejtë, Avni Arifit nuk ia mbushin mendjen këto rezultate “të vogla”, pasi që atë e bindin rrogat e majme që dikur i merrte si “koordinator i asgjëhit” si dhe ndonjë e hyrë e paparashikuar nga ndonjë kazino apo “donacion i qejfit a i zorit”.

Kjo Qeveri “ka dështuar”, pasi që përfundimisht i ka dhënë fund parazitizmit të disa sharësve profesionistë, të cilët e humbën torruan pasi që nuk arritën të bëhen “shefa” edhe pse nuk kishin marrë as votat e anëtarëve të familjes së tyre. 

Andaj, për Avni Arifët dhe mjelësit e keqpërdoruesit ekstremë të dikurshëm të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës, kjo Qeveri ka dështuar. 

Mirëpo, kjo Qeveri është më e suksesshmja në historinë e re të Kosovës, përkundër rrethanave tejet të vështira, për qytetarët e Kosovës, për institucionet kredibile evropiane dhe botërore dhe për partnerët strategjikë ndërkombëtar ( të cilët nuk ka mundësi t’i takojë Avni Arifi dhe shokët e tij).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat