Veseli ngushëllon me rastin e vdekjes së Zenel Topallit

Aktuale

Veseli ngushëllon me rastin e vdekjes së Zenel Topallit

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 12:56
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, shprehë ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të kryetarit të degës së PDK-së, në Graçanicë, Zenel Topalli.

Përmes një kumtese për media, Veseli me këtë rast vlerësoi kontributin e tij në ngritjen dhe forcimin e degës së PDK-së, në Graçanicë.

“Në emër të gjithë anëtarësisë së PDK-së, ju shprehim ngushëllime për humbjen e më të dashurit tuaj dhe tonit.  Kontributi i veprimtarit Zenel Topalli ishte i madh dhe ne sot po ndahemi nga një njeri fisnik dhe i dashur për të gjithë. Ishte më meritori në ngritjen, strukturimin dhe forcimin e degës së PDK-së në Graçanicë. Virtytet e tij jetësore ju bëjnë ju familje e nderuar dhe ne si bashkëveprimtarë të tij krenarë dhe ne do të vazhdojmë ta kujtojmë përherë Zenelin dhe veprimtarinë e tij. Në këto momente të dhimbjes tuaj jemi me ju ne të gjithë bashkëveprimtarët, në mënyrë që të përballoni më lehtë dhimbjen për më të dashurin tuaj.”-u shpreh me këtë rast kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Varrimi i kryetarit të degës së PDK-së, në Graçanicë, Zenel Topalli bëhet sot në ora 14:00, në fshatin Baincë të Drenasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat