AAK kundër formimit të komisionit për Demarkacion, e quan ofendim propozimin e Mustafës

Aktuale

AAK kundër formimit të komisionit për Demarkacion, e quan ofendim propozimin e Mustafës

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 13:33
AAK

AAK nëpërmjet një komunikate për media bën të ditur se nuk mirëpret propozimin e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa për formimin e një komisioni i cili do të vlerësonte përcaktimin e kufijëve të Kosovës.

Kjo parti e ka quajtur ofendim propozimin e Mustafës, duke thënë se ai përmes këtij komisioni, po përpiqet që të legjitimojë teorinë e tij se Kosova nuk humb territor me marrëvshejn për Demarkacionin me Malin e Zi.

Reagimi i AAK-së

 Përpjekja e Kryeministrit Mustafa, për të na bindur që Mali i zi është rritur por nuk është zvogëluar Kosova, është ofendimi i radhës që ky njeri provon t’ia bëjë Kosovës dhe qytetarëve të saj. 

 Përpjekja e radhës e Kryeministrit Mustafa për të krijuar një komision gjeodetësh të tij, i cili do ta legjitimonte teorinë e tij se Kosova nuk ka humbur territor duke zbritur kufiri nga Cakorri në Kuqishtë dhe nga Kulla në Savino Vodë, është mashtrim ordiner dhe jo përgjegjësi prej burrështetasi që për qëllim ka ta zgjidh një çështje jetike për vendin në të cilin, ai e bart postin e kryeministrit.

 Nuk mund të bëhët asnjë komision pa u shkarkuar Komisioni „Meha“. Nëse ai paska vullnet për ta zgjidhur këtë çështje, sëpari duhet ta pranojë dështimin e marrëveshjës për kufirin dhe mëpastaj të krijojë një komision që ë trajton këtë çështje nga e para, e jo do farë komisionesh që as nuk dihet çka janë, as çfarë kompetencash kanë, por që për detyrë kanë ta legjitimojnë një marrëveshje që është në kundërshtim me terësinë tokësore të Shtetit të Kosovës.

 Kjo është boll ma dhe duhet të ndërpritet menjëherë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat