“Eklipsimi i ‘bazukës'"

Aktuale

“Eklipsimi i ‘bazukës'"

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 15:59
Faton Abdullahu

Faton Abdullahu, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa ka thënë se humbja tragjike e jetës së  Astrit Deharit dhe reagimet ndaj këtij rasti kanë bërë që të  siç tha ai “eklipsohet” sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës.

“Nuk ka pasur protesta për ta dënuar sulmin me bazukë kundër institucionit më të lartë shtetëror, nuk ka pas peticion për ta mbajtur një seancë dhe dënuar këtë çmenduri, nuk ka pas kohë dhe rrethanë të përshtatshme, sidomos për disa media, as OJQ, që ta ndëshkojnë këtë qasje në përpjesëtim me rrezikun që ka paraqitur kjo bazukë, e sidomos me mendësinë që e ka drejtuar atë, kundër vendit tonë”

” Humbja tragjike e jetës së Astrit Deharit dhe të gjitha reagimet rreth këtij rasti, kanë bërë që të eklipsohet pothuajse plotësisht ajo që nuk do të duhej të ndodhte, sulmi me bazukë, e pasi ka ndodhur, do të duhej të ndëshkohej në forma të ndryshme dhe të merituara”

” E një nga ato që do të duhej të ndodhte rreth kësaj çmendurie anti-institucionaliste që justifikohet me të njohurën “kapja e shtetit “ do të duhej të ishte së paku ndëshkimi e më pas edhe vetëdijesimi qytetarë dhe patriotik në mënyra të ndryshme se, përkundër të gjithave, jemi shtet që nuk mund ta kemi komoditetin në asnjë variant, ta gjuajmë atë me bazukë. Krejt këtë sepse mund të ketë ende të ‘dehur” me “ç ‘kapjen e shtetit” të cilët mund të mendojnë se e vetmja mundësi për ç ‘kapje është përdorimi i sërishëm i bazukës”, ka shkruar ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat