Edonis Istrefaj dënohet me shtatë muaj burgim për pengim dhe sulm ndaj personave zyrtar

Aktuale

Edonis Istrefaj dënohet me shtatë muaj burgim për pengim dhe sulm ndaj personave zyrtar

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 19:35
Gjykata Themelore në Pejë, dega në Deçan

Gjykata Themelore në Pejë, dega në Deçan, i ka shqiptuar masën e burgimit prej 7 (shtatë) muajsh, të pandehurit Edonis Istrefaj, i cili ishte akuzuar nga Prokuroria e shtetit, për dy vepra penale, pengim në kryerje të detyrës zyrtare dhe sulm ndaj personit zyrtar. Prokuroria Themelore në Pejë, që përfaqësohej nga prokurori, Muharrem Bajraktari, kishte ngritur Aktakuzë kundër Edonis Istrefaj, për dy vepra penale, ngase kishte penguar policin e stacionit të Deçanit, Haxhi Osaj, të kryej detyrën e tij zyrtare, si dhe kishte bërë sulm ndaj policit të këtij Stacioni, Granit Shehu.

Seanca e sotme, që udhëhiqej nga gjyqtari Sulltan Dobraj, kishte zgjuar interesim për pjesëmarrje të publikut, ngase ishin dhjetëra qytetar në përcjellje dhe pritje të vendimit përfundimtar, ku kishte  edhe studentë të ardhur nga Fakultetit Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka” të Pejës.

Vendimi i gjyqtarit Dobraj, kishte ardhur pas dëgjimit të dëshmitarëve dhe administrimit të provave, të ofruara nga Prokuroria e shtetit dhe pala mbrojtëse, e që përfaqësohej nga avokati Isa Osëdautaj. Sipas prokurorit të shtetit, Muharrem Bajraktari, i pandehuri Edonis Istrefaj, në mënyrë serioze kishte penguar, kanosur dhe sulmuar fizikisht, policët Haxhi Osaj dhe Granit Shehu, duke i shkaktuar edhe lëndime trupore, në kohën kur ishin duke kryer detyrën e tyre zyrtare, verifikimit dhe largimit të makinave të parkuara në rrugën “Sadri Demukaj”, e që është zonë e ndaluar për parkim. “Kërkoj nga Gjykata që i akuzuari Edonis Istrefaj, të shpallët fajtor, për veprat penale të kryera sipas Nenit, 409 dhe 410 të KPRK, ngase në kohën kur policët Osaj dhe Shehu, ishin në kryerje të detyrës, iu ofrohet i akuzuari, duke fyer, penguar, kërcënuar dhe më vonë edhe sulmuar”, ka thënë në fjalën e tij prokurori Bajraktari, i cili ka kërkuar të mos merret parasysh mbrojtja e të akuzuarit, pasi që i njëjti ka kryer edhe vepra tjera penale, si në pengim të detyrës zyrtare, ashtu edhe për posedim dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkaq, Avokati mbrojtës i të pandehurit, Isa Osëdautaj, ka kundërshtuar Aktakuzën e prokurorit të shtetit, ngase, siç shprehët Osëdautaj, nuk ka prova të mjaftueshme që i akuzuari të ketë bërë vepra penale, përkundrazi, ishte i maltretuar edhe fizikisht nga policët në fjalë, duke kërkuar edhe ndihmën mjekësore në Spitalin e Pejës.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat