AKR: Jemi fituese apsolute në zgjedhjet e 4 dhjetorit

Aktuale

AKR: Jemi fituese apsolute në zgjedhjet e 4 dhjetorit

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 22:54
Fushata Drenas

“AKR-ja ka për synim mirëqenjen e qytetarëve, shkollim e shëndetësi të mirë si dhe c’rrënjosjen e korrupciont, këtë smundje kancerogjene që ka kapluar institucionet e Kosovës, por edhe Drenasin për këtë 17 vite” ka thënë ish Presidenti i Republikës së Kosovës  dhe Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, në shumë takime që ka zhvilluar nëpër fshatrat e Drenasit.

Sipas tij “Drenasi e meriton një qeverisje e një Kryetar të ndërshëm e puntorë që ka ditë të krijoj mirëqenje ekonomike së pari për familjen e tij, e ky është Elmi Thaci”.

“ Këtu para juve po jap një premtim se Elmiun do ta përkrahi me tërë qenjen time morale e material, por po i theme se AKR-ja nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që qeverisje të mos i përmbush kërkesat e banorëve të Drenasit” ka thënë Pacolli dhe ka shtuar se “buxheti i taksapaguesve kosovar është shenjtë dhe po shtrive dorë në të atëherë nuk do ta kesh mbështetjen e AKR-së e as të Behgjet Pacollit”.

“Drenasi është qendra e Kosovës dhe ka të gjitha parakushtet për një zhvillim të mirë e të shpejtë ekonomik,  por këtë kjo qeverisje e keqe 17 vjecare nuk e bëri, por shtriu dy duart në të duke vjedhur e plackitur me cka la Drenasin në mjerim” ka thënë Pacolli para drenicakëve.

“Fillimi i ndërtimit të dy fabrikave në fshatin Krajkovë dhe punësimi i 320 puntorëve brenda 6 mujave është vetëm një pikë ujë në Deti, AKR-ja ka edhe shumë e shumë projekte të tjera ekonomike për Drenasin dhe fshatrat e tij dhe këto do ti realizojme në mënyrë që drenicakët të jenë krenarë me Drenicë dhe vendin e tyre që për shekuj me radhe është dijegur e pjekur nga armiqët tanë” ka thënë Pacolli në tubimet që i ka mbajtuar nëpër fshatrat e Drenasit.       

AKR-ja është fituese në zgjedhjet e 4 dhjetorit që do të mbahen në Drenas dhe kjo është punë e kryer, kundërkandidatët e mi  mos të lodhen fare se garen e kanë të humbur.  

“AKR-ja është fitimtare apsolute në zgjedhjet e 4 dhjetorit, këtë po e vërteton prezenca dhe mbështetje e madhe që po na e japin banorët e  Drenasit dhe fshatrave përrreth” ka thënë Elmi Thaci kandidat I AKR-së për kryetar të Drenasit.

Sipas tij “vizioni i AKR-së për zhvillim ekonomik, haptazi po përkrahet nga popullata e Drenasit,  të cilët tani më e kanë të qartë se vetëm AKR-ja dhe Presidenti i saj Behgjet e Pacolli kanë ide dhe projekte ekonomike konkrete për nxjerrjen e drenicës nga kriza ekonomike që e ka kapluar tash e 17 vite me këtë qeverisje të keqe”.

Thaci është zotuar para qytetarëve se “me qeverisjen e AKR-së në Drenas, do ta c’rrënjosim korrupcioni deri në poren e fundit të saj si dhe do të kthejmë përgjegjësin në punë e në institucione Komunale e ato publike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat