Vazhdon polemika AAK-LDK, Arifi e quan Gecajn “Samurai” i Isa Mustafës

Aktuale

Vazhdon polemika AAK-LDK, Arifi e quan Gecajn “Samurai” i Isa Mustafës

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 12:29
Avni Arifi

Po vazhdon edhe sot polemika në mes AAK-së dhe LDK-së. Kësaj here sërish kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi i është kundërpërgjigjur këshilltarit të kryeministrit Mustafa, Bajram Gecajt.

Ky i fundit i kishte reaguar sot Arifit duke i thënë se “pse të mbeti hatri kur kryeministri tha se vendi po çlirohet nga haraçi”.

Ndërkaq Arifi i është kundëpërgjigjur në këtë mënyrë “ishte duke më mbetur hatri kur që nga Kryetari dhe krejt partia juaj gjetën kohë që të merren me mua dhe Bajram Gecaj ishte në heshtje. Nuk e dija çka po ndodh? Bajrami, Samurai i Isës mos me u shpreh???Çudi”

Arifi përmes një postimi në Facebook i është drejtuar Gecajt se “ju jo vetëm që trilloni e sulmoni për të mbijetuar politikisht, por edhe shiteni për të mbijetuar politikisht”.

Postimi i plotë:

“Edhe ti Bajram Gecaj a?
Ishte duke më mbetur hatri kur që nga Kryetari dhe krejt partia juaj gjetën kohë që të merren me mua dhe Bajram Gecaj ishte në heshtje. Nuk e dija çka po ndodh? Bajrami, Samurai i Isës mos me u shpreh???Çudi
Pastaj, më erdhi edhe më shumë keq kur në nën-titull e pashë se ju, sipas teje Bajram, “nuk trilloni dhe nuk sulmoni për të mbijetuar politikisht”!
Eh more Bajram…
Ju jo vetëm që trilloni e sulmoni për të mbijetuar politikisht, por edhe shiteni për të mbijetuar politikisht!
Qe dy vjet, jeni duke lëpirë atë që e keni pështyrë qe 15 vjet!
Qe dy vjet, jeni lodhur duke bartuar çantat e shefave tuaj de facto. Tash, për çfarë çantash po flas, ju e dini mirë!
Sa për trillim e sulmim, lexoje deklaratën e djeshme të LDK-së dhe sulmin e paftyrë ndaj meje personalisht!
A thua, kush është autori? A je ti autori? Sepse, jam shumë i gatshëm ta dëgjojë në seancë gjyqësore rrëfimin e tij apo saj!
Sepse, të më thoni mua “njeri i kazinove dhe haraçit” e duke ditur se të gjithë më njihni, do të thotë se ju jo vetëm që trilloni e sulmoni, por jeni të pafytyrë dhe të ndytë në këto sulme.
Për fund, Bajram Gecaj ti e din shumë mirë se Raporti i Progresit nga Komisioni Evropian është raporti i vetëm vlerësues në rrugën evropiane të Kosovës.
Dhe, ky Raport i fundit, ka qenë tmerrësisht negativ për qeverisjen tuaj!
Ti dhe shefi yt, në vend se të tregoni një fije institucionalizmi dhe shqetësimi njerëzor, ju me metoda plotësisht komuniste tentoni t’i manipuloni të dhënat statistikore dhe me pafytyrësi konstatoni ulje të papunësisë për 9 për qind.
Bajram, kur reagova unë nuk ju fyeva. Sepse, ju veç e patët fyer vetveten.
P.S
Bash po më intereson të të shoh në Gjykatë, ty ose këdo se si në “mënyrë profesionale dhe institucionale”, të “bazuar në eksperta” do ta dëshmoni komunikatën e djeshme ndaj meje në emër të LDK-së për “kazinot dhe haraçin tim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat