Ndryshime në kabinetin e Mustafës, ja dy këshilltarët e rinj

Aktuale

Ndryshime në kabinetin e Mustafës, ja dy këshilltarët e rinj

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 16:29
Isa Mustafa

Kabinetit të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafës i janë bashkuar dy këshilltarë të rinj. Mybera Mustafa është emëruar në postin e këshilltares politike për çështje të shëndetësisë, si dhe Kastriot Halili, do të jetë këshilltar politik për integrime evropiane dhe çështje të sigurisë.

Sipas një njoftimi të Qeverisë, Mybera Mustafa është aktiviste e njohur politike e cila ka doktoruar në menaxhimin e sektorit të shëndetësisë.

“Kastriot Halili është njohës i proceseve integruese evropiane dhe ka punuar në Ministrinë e Integrimit Evropian, si dhe ka kryer studimet evropiane në universitete të njohura ndërkombëtare. Njëkohësisht, që nga data 26 shtator 2016, këshilltari i jashtëm për siguri, Edon Myftari, është liruar nga kjo pozitë”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat