Mesazhi i veteranit të UÇK-së për shokët e luftës që po përkrahin fushatën e PDK-së në Drenas

Aktuale

Mesazhi i veteranit të UÇK-së për shokët e luftës që po përkrahin fushatën e PDK-së në Drenas

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 16:41
OVL, Drenas

Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, dega në Drenas, i janë bashkuar fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e parakohshme në këtë komunë, të cilat do të mbahen më 4 dhjetor.

Lidhur me këtë ka reaguar një veteran i UÇK-së në këtë komunë, i cili ka shkruar se lufta e tij i është dedikuar popullit e assesi partive politike.

Image

Që nga fillimi i fushatës parazgjedhore në këtë komunë, zyret e Organizatave të Dala nga Lufta e UÇK-së kanë qëndruar të mbyllura, pasi pjesëtarët e saj po marrin pjesë në fushatat e kandidatit të PDK-së për këtë komunë, Ramiz Lladrovcit.

“Nuk guxoni të shkelni mbi sakrificën dhe gjakun e derdhur, turp iu qoftë”, ka shkruar ky veteran, i cili porosinë e tij e ka ngjitur në dyert e këtyre zyreve, të cilat kanë qenë të mbyllura. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat