Jakup Krasniqi zbulon darkat e Hashim Thaçit, thotë se ishte “mësiti” ndërmjet Lladrovcit dhe Bazajt

Aktuale

Jakup Krasniqi zbulon darkat e Hashim Thaçit, thotë se ishte “mësiti” ndërmjet Lladrovcit dhe Bazajt

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 17:29
Hashim Thaçi

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh krytar i Këshillit Kombëtar të NISMA-s, Jakup Krasniqi ka deklaruar se Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka shkelur kushtetutën duke u shtruar darka e dreka profesorëve në komunën e Drenasit, derisa kjo komunë edhe dy ditë shkon në zgjedhje.

Madje, Krasniqi gjatë emisionit “Fakt Plus” ka deklaruar se Thaçi ishte “mesiti” i pajtimit ndërmjet kandidatit të pavarur, Naim Bazaj dhe Ramiz Lladrovcit.

“Presidenti ka mbajtur dy darka, njëra formale në Kaçanik sikurse tjetra në Drenas. Aty është pare me zyrtarë të PDK-së dhe ka bërë marrëveshje në mes të dy kandidatëve. Ai nuk është qytetar i thjesht dhe duhet të ruaj paanësinë. Të gjitha këto janë shenja se presidenti është i implikuar në këto zgjedhje gjë që është anti-kushtetuese”, është shprehur ai.

Krasniqi ka thënë se me 4 dhjetor do të jenë gjatë gjithë kohës me shumë vëzhgues brenda dhe jashtë qendrave të votimit.

“Qëllimi është që ta ruajmë votën që marrim nga qytetarët. Ne nuk duam votë tjetër përpos të vullnetit të qytetarëve. Nëse tentohet të keqpërdoret ose përpiqet ne do të reagojmë me kohë dhe do t’i njoftojmë institucionet përkatëse”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat