Bushati: Urime Enver Hoxhaj që sigurove njohjen nga Singapori

Aktuale

Bushati: Urime Enver Hoxhaj që sigurove njohjen nga Singapori

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 18:09
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati ka uruar homologun e tij nga Kosova, Enver Hoxhajn që siç ka thënë ai ka arritur që të sigurojë njohjen e pavarësisë nga Singapori.

“Urime Enver Hoxhajt që ka arritur ta sigurojë njohjen nga ana e Singaporit”.

“Ky është një kontribut për stabilitetin në rajon”, ka shkruar Bushati në llogarinë e tij në Twitter.

Singapori këtë të enjte ka dërguar letrën e njohjes duke u bërë vendi i 113 që njeh Kosovën si vend të pavarur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat