Ja si raportojnë mediat serbe për njohjen e Kosovës nga Singapori

Aktuale

Ja si raportojnë mediat serbe për njohjen e Kosovës nga Singapori

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 21:26
Flamuri Singaporit

Singapori është shteti më i ri që sot (e enjte) e ka njohur shtetin e Kosovës.

Mediat serbe, nuk është që i kanë kushtuar ndonjë vëmendje të madhe njohjes së re të Kosovës, por kanë ironizuar me ‘prapaskenat’ e saj.

Artikulli i “B92” thotë: “Singapori njohu Kosovën, Twitteri “në flakë” për shkak të njohjes së 113-të”.

Sipas medias në fjalë ka pasur postime të shumta në rrjetin social Twitter, duke filluar nga i pari i vendit, Hashim Thaçi, ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhajt dhe mijëra përdorues të tjerë shqiptarë të këtij rrjeti.

Image

Ndërsa, shkrimi i ‘Blic’ thotë: “Erë në shpinën e pavarësisë, Singapori pranon Kosovën”. Artikulli i kësaj medie fillon më një thënie serbe, e më pas shkrimi tregon rrjedhën e ngjarjes së sotme.

Kujtojmë, se Kosova deri më tani është njohur nga 113 vende dhe Singapori është shteti i 4 nga ASEAN që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat