Molliqaj për rastin e Deharit: Jemi për të dalë e vërteta, por me kushte

Aktuale

Molliqaj për rastin e Deharit: Jemi për të dalë e vërteta, por me kushte

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 22:04
Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj, sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje i ka treguar edhe një herë kërkesat e familjes së Astrit Deharit dhe të Lëvizjes Vetëvendosje për një hetim të pavarur.

“Ne duam që fillimisht i gjithë procesi të jetë legjitim”.

“Familja ka dal më kërkesa të qarta, para se me filluar hetimet – përgjegjësi për këtë që ka ndodh, dikush duhet të marrë përgjegjësi”.

“Dorëheqje duhet të japin sipas familjes ministrja e Drejtësisë dhe ministri i Punëve të Brendshme –ata duhet të marrin përgjegjësi morale dhe politike”.

Molliqaj ku më tej ka thënë se ministrja e Drejtësisë nuk ka kuptim që të kërkojë hetim të pavarur.

“Në secilin rast familja e bën kërkesën për hetim të pavarur dhe pastaj institucioni e lejon këtë ose jo”.

“Familja këto janë duke punuar që të zgjedhin hetues të pavarur dhe kredibil për këtë çështje”.

“Ne çka po kërkojmë është e lejuar edhe me ligj, familjarët kërkojnë hetues të pavarur”.

Molliqaj më tej ka treguar se si do ta pranonin rastin e Deharit si të vërtetë.

“Tash mundem me thënë se çka është e pranueshme për familjen pas momentit të dorëheqjes, janë të vërtetat e pa-kontaminuar me fakte konkrete – ne do ta pranojmë gjithsesi sepse edhe ne jemi për të dalë e vërteta”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat