A do takohej me Vladimir Putin? Ja si përgjigjet Rama

Aktuale

A do takohej me Vladimir Putin? Ja si përgjigjet Rama

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 22:25
Edi Rama

Rusia nuk është armik i Shqipërisë, por Rusia ka një strategji të qartë për të rritur ndikimin e saj në Ballkan.

 Kështu shprehet kryeministri, Edi Rama i cili thotë se drejtimi Perëndimor i Shqipërisë nuk pengon që të ketë dialog me Rusinë. I pyetur nëse do ta takonte Presidentin rus, Vladimir Putin, Rama u përgjigj se nuk do të nguronte.

”Rusia ka një strategji për të qenë më influente në rajonin tonë. Në anën e BE ka një luhatje të qartë të ndjeshme, të prekshme në politikën e zgjerimit, që në këndvështrimin tim janë luhatje strategjikisht dhe plotësisht të gabuara. Ndersa nga ana tjetër strategjia e Rusisë është shumë e qartë për të pasur ndikim në rajonin tonë”, u shpreh Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat