Arrestohen 16 persona për krim të organizuar

Aktuale

Arrestohen 16 persona për krim të organizuar

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 10:51
Foto arkiv

(E plotësuar) - Policia e Kosovës njofton se në dy operacione ka arrestuar 16 persona si të dyshuar për krim të organizuar.

Sipas Policisë  në operacionin e parë pos Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar kanë qenë të përfshirë dhe njësi tjera të specializuara policore, zyrtarë nga Doganat e Kosovës dhe ATK-ja.

Sektori i Hetimeve të Krimit të Organizuar, pas hetimeve të zhvilluara për ushtrim të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit,  më 1 dhjetor bazuar në planin operativ  ,,BLIC”, me urdhëresë të gjykatës kompetente ka kontrolluar lokacione të ndryshme në rajonet: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Prizren dhe Mitrovicë

Me këtë rast në cilësi të personave të dyshuar janë arrestuar 6 persona si dhe janë kontrolluar 77 lokacione të ndryshme.

Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë: R. L. (1962),D. H.(1986) B. I.(1985) R. I.(1960)S. H.(1959) dhe F. I.(1992).

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:  3 ruleta,  2 tavolina pokeri, 69 aparate të lojërave të fatit,  2 lojëra Keno, 2 armë, 546 fishekë,  17 PC, 3 DVR, 9 telefona celularë dhe 41 mijë e 260 euro,  si dhe dokumentacion relevant për rastin.

Kurse në operacionin tjetër të udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit sektori për hetimin e krimeve ekonomike,  pas një pune te gjatë  hetimore po ashtu me 1 dhjetor të asistuar nga njësitet policore nga  Gjilani, kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, për kontrollimin e një lokali të lojërave të fatit në rrugën Gjilan-Kamenicë afër fshatit Shillovë, me dyshimin e bazuar se në këtë lokacion është duke u kryer vepra penale ,,Organizim e Skemave Piramidale dhe Bixhozit të jashtëligjshëm”.

Gjate kontrollit të lokalit, përfaqësuesit të tij, nuk kanë prezantuar dëshmi se pika në fjalë ishte e licencuar. Në lokal është hasur një pjese e ndarë ku zhvillohej veprimtaria e jashtëligjshme. Në ndërkohë janë ftuar edhe zyrtarë të Doganës së Kosovës dhe ATK-se për verifikim të gjendjes.

Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë: B.B (1983), A.SH(1986), R.S(1986), A.G.(1983) G.M.(1991) Xh. M.(1980) I.G( 1969) V.I(1984) A.A( 1986) dhe L.H( 1978).                                  

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale: Fletore me shënime për hyrje – daljet reale të parasë në këtë pikë, 10030 euro, 200 franga të Zvicrës, 100 dollarë amerikanë dhe të ashtuquajturat Chips dhe Zaret.

Të gjithë personat e dyshuar, gjithsej 16 persona, me vendim të prokuroreve janë dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurës të mëtejme.

***

Aksion i gjerë i policisë, bastisen shumë lokacione nëpër Kosovë

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion të gjerë policor nëpër lokacione të ndryshme në disa rajone të Kosovës. Aksioni policor ka filluar mbrëmjen së enjtes.

Klan Kosova, ka raportuar dje vonë se janë arrestuar dy zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës në një aksion të policisë, por zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani, ka konfirmuar se aksioni ka qenë shumë më i gjerë dhe është shtrirë gati në tërë Kosovën.

“Policia e Kosovës e konfirmon se është realizuar një operacion i gjerë policore në disa lokacione në rajone të ndryshme të Kosovës”, ka thënë Kelani, i cili, tregoi se “policia më vonë do të bëjë publike të gjitha detajet”.

Sa u përket dy punonjësve të arrestuar në ATK, media mëson se ata kanë qenë punonjës në sektorin e lojërave të fatit dhe janë arrestuar nën dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat