“Rusia do ta shkëmbejë Kosovën për Krimenë”

Aktuale

“Rusia do ta shkëmbejë Kosovën për Krimenë”

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 11:28
Refat Çubarov

Gjatë vizitës së zyrtarëve të Ukrainës në Beograd, Zëvendëskryetari i Kuvendit Krimesë, Refat Çubarov, paralajmëroi për “arrogancën” e Rusisë dhe mundësinë që Rusia, në bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do ta njoh pavarësinë e Kosovës për të ruajtur pushtetin e saj në Krime.

Çubarov ka thënë që forcat e mëdha tani janë ne Pazar, dhe askush nuk e di se si do të përfundojnë në këtë mozaik.

“Tashmë ka plane për të shkëmbyer Kosovën për Krimenë. Rusia tani në mënyrë aktive kërkon mundësi për bashkëpunim më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të njëjtën kohë duke ruajtur interesat e tyre” ka thënë Çubarov.

Ndër të tjera ai ka thënë që Rusia do të jetë e gatshme për kompromis dhe koncesione në mënyrë që të fitoj pushtetin mbi Krimenë.

Çubarov ka thënë se Ukraina dhe Serbia kanë probleme të ngjashme me një pjesë të territorit që përpiqet të ndahet, përveç, sipas tij, qëndrimi i Serbisë është më i favorshëm për shkak se ajo ka arritur të ruajë një dialog me Kosovën, ndërsa Krimea nuk ka mundësi për këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat