Sejdiu: Rugova, përjetësisht engjëlli mbrojtës i Kosovës

Aktuale

Sejdiu: Rugova, përjetësisht engjëlli mbrojtës i Kosovës

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 12:38
Ish-presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu

Ish-presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu tha se presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova në politikë erdhi nga domosdoshmëria për një prijëtar të ditur dhe të guximshëm, për një lider me vizion, i cili mbi individualen ndërton të përgjithshmen, mbi robërinë ndërton lirinë.

Ai tha Rugova lindi 72 vjet më parë, për të qenë sot e përjetësisht engjëlli mbrojtës i Kosovës.

Lexoni të plotë postimin e Sejdiut:

“Lindi 72 vjet më parë, për të qenë sot e përjetësisht Engjëlli Mbrojtës i Kosovës

I tillë u bë me punë, dije, përkushtim, vizion dhe dashuri ndaj vendit. E donte lirinë, e donte Kosovën e lirë, të pavarur, sovrane dhe demokratike.

Për një Kosovë të tillë punoi përjetësisht e pafundësisht.

Kujtojmë fillin e tij politik, mbi filozofinë e Durimit dhe atë Refuzimit, mbi të gjitha mbi atë Kuptimit dhe të Interpretimit më të mirë të mundshëm, të kërkesave të një populli i cili donte lirinë dhe vetëm lirinë.

Rugova në politikë erdhi nga domosdoshmëria për një prijëtar të ditur dhe të guximshëm, për një lider me vizion, i cili mbi individualen ndërton të përgjithshmen, mbi robërinë ndërton lirinë.

Nuk erdhi nga nevoja për realizim të interesave personale a grupore, por për interesin e përgjithshëm te vendit, për liri dhe pavarësi, të cilën po e gëzojmë dhe jetojmë sot.

I tillë erdhi, i tillë mbeti.

Përjetësisht, Engjëll Mbrojtës i Kosovës!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat