Institucionet nuk zbatojnë ligjet për personat me aftësi të kufizuara

Aktuale

Institucionet nuk zbatojnë ligjet për personat me aftësi të kufizuara

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 13:42
Pamje nga konferenca “Qasja dhe fuqizimi për personat me aftësi të kufizuara”

Institucionet e Kosovës duhet zbatuar Strategjinë Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, zbatim të ligjeve, njohje dhe respektim të drejtave, krijim të qasjes dhe ofrim të shërbimeve shëndetësore dhe rehabilituese, përfshirje në arsim dhe krijim të kushteve të përgjithshme për pjesëmarrje të barabartë në shoqëri të personave me aftësi të kufizuara.

Kështu u tha në konferencën “Qasja dhe fuqizimi për personat me aftësi të kufizuara”, të organizuar nga HANDIKOS, ku u diskutua për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, pozita në shoqëri, politikat dhe legjislacioni për këtë grup të shoqërisë.

Në konferencë prezantuan përfaqësues të organizatave të personave me aftësi të kufizuara, nga Zyra e BE-së në Kosovë, nga Ambasada e SHBA-ve, nga Zyra për Qeverisje të Mirë e Zyrës së Kryeministrit, të cilët theksuan se

sipas një komunikatë, HANDIKOS publikoi përmbledhjen e legjislacionit mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, e para e këtij lloji në Kosovës dhe një raport nga hulumtimi i punësimit dhe kushteve të punës të personave me aftësi të kufizuara.

Në fund u ekspozuan piktura dhe punime tjera të punuara nga personat me aftësi të kufizuar, të mbështetur nga KUSA.

Ndryshe, Asambleja e Kombeve te Bashkuara, në vitin 1992, shpalli 3 Dhjetorin ditë ndërkombëtare të personave me aftësi te kufizuar, me qëllim të promovimit të të kuptuarit të çështjeve mbi aftësinë e kufizuar dhe të mobilizimit në përkrahjen për dinjitet, të drejta dhe mirëqene të personave me aftësi te kufizuar.

Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, parasheh se për t’u mundësuar personave me aftësi të kufizuara që të jetojnë në mënyrë të pavarur dhe që të marrin pjesë plotësisht në të gjitha aspektet e jetës, shtetet marrin masa të duhura për t’u siguruar personave me aftësi të kufizuar, në mënyrë të barabartë me të tjerët, qasje në mjediset fizike, në transport, në informacione dhe komunikime, duke i përfshirë teknologjitë dhe sistemet e informacioneve dhe të komunikimeve, dhe në objekte dhe shërbime të tjera që janë të hapura ose që i ofrohen publikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat