Mbahet takimi për reformë në Administratën Publike

Aktuale

Mbahet takimi për reformë në Administratën Publike

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 14:41
Foto nga mbajtja e takimit per reforme ne Administraten Publike

Sot në Ministrinë e Administratës Publike është mbajtur takimi i VI i Grupit të Veçantë për Reformën në Administratën Publike.

Takimi është kryesuar nga ministri Mahir Yagcilar bashkë me shefin e DP-së për zgjerim nga Komisioni Evropian David Cullen, përfaqësues ndërkombëtarë nga Zyra e KE-së në Kosovë,  SIGMA, si dhe përfaqësues nga Qeveria e Kosovës.

Ministri Yagcilar, njoftoi të pranishmit se nga konkluzionet që kanë rezultuar nga takimi i fundit i këtij forumi, një pjesë substanciale e tyre tashmë janë plotësuar dhe disa të tjera janë duke u realizuar.

Ministri Yagcilar, përmendi aprovimin e Strategjisë për Reformë të Menaxhimit të Financave Publike nga ana e Qeverisë së Kosovës, rishikimin e dy strategjive në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës,  si Strategjinë për Rregullim më të Mirë dhe Strategjinë për Koordinim dhe Planifikim të Politikave.

Yagcilar, vlerësoi lart këtë takim si mundësi për të diskutuar mbi  programet e ardhshme për mbështetje buxhetore sektoriale për procesin e reformës së administratës publike me të cilin synohet programimi efektiv i mbështetjes nga Bashkimit Evropian.

David Cullen, nga  Komisioni Evropian, vlerësoi punën e  bërë nga e institucionet e

Kosovës, lidhur me proceset në reformën e administratës publike dhe angazhimin e ministrit Yagcilar në këtë proces, duke theksuar se Komisioni Evropian do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet e Kosovës për të realizuar obligimet që dalin nga ky proces.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat