Plani i Kadri Veselit, ‘eliminon’ të fortit e PDK-së

Aktuale

Plani i Kadri Veselit, ‘eliminon’ të fortit e PDK-së

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 2 dhjetor 2016 Në ora: 14:44
Foto ilustrim nga "Bota sot", Kadri Veseli, Adem Grabovci e Sami Lushtaku

“Veseli do të fillojë ti heq barrierat së pari në parti të vet, e pastaj në partitë tjera. Dhe pas eliminimit politik të Sami Lushtakut, Adem Grabovcit dhe disa njerëzve tjerë  të fuqishëm pranë PDK-së ky ligjin e supozuar, do ta përdorë  duke tentuar që ta forcojë akoma më shumë ndikimin e ish zyrtareve të SHIK-ut”, është shprehur Miftari.

Njeriu më i përfolur i SHIK-ut i njohur për shumë vepra kriminale inicion një nismë  për Ligjin e dekriminalzimit, me qëllim që të  bëj spastrimin brenda partisë së tij dhe jashtë subjektit të tij politik, vlerësojnë analistët.

Njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar se Kadri Veseli me idenë e tij për formimin e Ligjit të dekriminalizimit, ka një skenar të fshehtë dhe dosje  paraprak të eliminimit të oponentëve të caktuar brenda dhe jashtë subjektit të tij politik.

Sipas tyre, kjo strategji e Veselit është e pritshme dhe ai do ti përdorë etiketimet gjyqësore që në fillim duke i hequr kështu barrierat dhe kundërshtarët e vet.

Naim Miftari ish anëtar i SHIK-ut ka thënë se Kadri Veseli e ka seriozisht këtë iniciativë pasi vet ai është që do akuzojë kundërshtarët politikë, jo vetëm nga opozita por edhe nga vet partia e vet.

Ai ka pohuar se Veseli do përdorë etiketimet gjyqësore që në fillim duke i hequr kështu barrierat dhe kundërshtarët e vet, shkruan "Bota sot".

“ Veseli do të fillojë ti heq barrierat së pari në parti të vet, e pastaj në partitë tjera. Dhe pas eliminimit politik të Sami Lushtakut, Adem Grabovcit dhe disa njerëzve tjerë  të fuqishëm pranë PDK-së ky ligjin e supozuar, do ta përdorë  duke tentuar që ta forcojë akoma më shumë ndikimin e ish zyrtareve të SHIK-ut”, është shprehur Miftari.

Ai ka deklaruar se kjo strategji e Veselit është e pritshme dhe natyrisht se edhe sistemi i kalbur i drejtësisë  do ti ndihmojë ta mbajë një status kuon duke u paraqitur publikisht si njeri shtet formues, e i pa anshëm, e në fakt do ta forcojë akoma edhe më shumë pushtetit autoritar që ti afrohet nivelit sundues të Hashim Thaçit.

Pra këtë "ligj " apo kërkesë të Kadri Veselit jam shumë i bindur se nuk e beson as vet z Veseli. Po të ishte në rregull shteti dhe ligji, dhe po ti kishte duart e zgjidhura, ku me ditë se në cilin burg sot do ishte i burgosur vet Kadri Veseli  për  dhjetëra vepra penale nga tradhtia ndaj vendit konspiracion kundër shtetit ,vrasjeve të dyshimta, e deri tek vrasje gjatë luftës dhe pas luftës. Kjo të len të dyshosh edhe për pasurimin e pa lejuar të z. Veseli i cili sot është milioner. Bëhet pyetja se si e bëri vallë ai gjithë këtë pasuri nga kryetari i parlamentit, dhe sigurisht që jo nga ndihmat sociale që i ka pranuar në Zvicër” , ka thënë Miftari.

Ndryshe Artur Roshi, njohës i çështjeve politike ka pohuar se iniciativa e Kadri Veselit merr shkas nga ligji i dekriminalizimit të Tiranës për të bërë një zgjidhje në favor të llogarive të tij politike për një pushtet personal më të fortë, por ka gjetur një rrugë parimore për ta realizuar.

Sipas tij, nuk ka asgjë të keqe nëse tenton t'ju mbahesh parimeve, por implementimi i tij është ajo që duhet parë. “Institucionet e implementimit duhet të jenë të pavarura dhe të mos kontrollohen nga mekanizma që kontrollohen nga PDK. Por qëllimi i z.Veseli ka të bëjë me përmirësimin e imazhit të tij politik se ai ndërron nga z.Thaçi dhe sigurisht për të forcuar pozitat brenda Partisë Jam skeptik për anën pozitive të veprimit të tij sepse nuk është se në politikë z.Veseli nuk ka rekorde dhe si të tilla tregojnë konformizëm dhe jo parime”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Roshi.

Hajrrullah Tërnava ekspert i sigurisë ka pohuar se Kadri Veseli ishte ai që dikur i ka planifikuar dhe ka qenë në qendër të vëmendjeve të gjitha të kqijave që ju kanë bërë Kosovës.

“ Kush kishte mundur më mirë ta luftojë krimin në këtë parti, apo të bërat nga SHIK-u, apo ma mirë të thuhet me e dekeiminalizue këtë shoqëri, ma mirë se sa ai që dikur i ka planifikuar dhe ka qenë në qendër të vëmendjeve të gjitha të kqijave që ju kanë bërë Kosovës në këto periudha që ndodhen këto raste ? Kosova si shtet i ri, në rrugëtimin e saj të zhvillimit ekonomik, i ka hallet dhe dertet e saja. Dhe kjo situatë e papunësisë i imponohet të bënë zgjidhje të saj,  për perspektiven  për të rinjtë e këtij vendi, që ta gjejnë veten këtu në vendin e vet dhe ti kontribojnë zhvillimit të këtij vendi”, ka thënë Tërnava për gazetën "Bota sot".

Sipas tij, për tu zhvilluar ky vend në të ardhmen duhet të nxiten investitor të huaj, për hapjen e vendeve te reja të punës,  për gjeneratat e reja që ditë e përditë kryejnë shkollimet dhe sillen rrugëve të qyteteve si të papunë, ose marrin rrugëtimin drejt Evropës për punësim.

“Dy vite më parë u ballafaquam me një eksod ku rreth 100, 000 të rijnë ikën drejt BE, dhe kjo ikje po ndodhë ditë e përditë por jo në atë mase si para nje viti. Me këtë udhëheqje sikur deri tani,  duke fillua nga komunarët, qeveritaret deri te Kryetari i shtetit, e në të gjitha instancat që gjithkund ku udhëheqet,  ka njerëz që haptas akuzohen për krime të renda, dhe ka të tillë që janë që sa vite në vuajtje të burgut, dhe i pret vendi për kryetar,  si rasti i Skenderajt. Nuk e di se a ka pasur ndonjë rast në shtetet e BE si tek ne, që po pretendojmë të bëhemi pjesë e saj”, ka thënë Tërnava.

Ai ka vlerësuar se kjo shoqëri si kusht që të ecë drejt BE-së e ka dekriminalizimin e Kosovës.

“ Pa luftimin e ashpër dhe burgosjen e kokave të mëdha nuk mundemi të arrijmë atje ku pretendojmë. Veseli dhe  Thaçi janë ndër më të përfolurit e Gjykatës Speciale. Faktori ndërkombëtar tani insiston në dekriminalizimin e shoqërisë sonë, qe ti plotësojnë kushtet drejt rrugëtimit në BE. Edhe Gjykata Speciale është një faktor apo dëshmi se këta faktorët në fjalë, do ti kontribuojnë në dekriminalizimin e Kosovës, dhe ti ndihmojnë faktorit ndërkombëtar që kjo shoqëri të pastrohet nga e kaluara jo e pastër”, ka thënë Tërnava, duke shtuar se ata vetëm në këtë mënyrë  mund ta shfajësojnë veten.

Duke folur rreth asaj se a mund ta ketë Veseli një skenar dhe dosje paraprake të eliminimit të oponenteve të caktuar brenda dhe jashtë subjektit të tij politik, Tërnava ka thënë se gjithesesi se mund ta këtë atë skenar, pasi ai është personi adekuat për këtë skenar.

“ Jo rastësisht është përzgjedhur Kadri Veseli i cili do të  bënte spastrimin brenda partive të tyre dhe jashtë subjektit të tij politik. Situata ndërpartiake do të përçahet, dhe mbetet të shihet se deri ne çfarë mase do të ndodhin ato përçarje, në kohërat e fillimit të burgosjeve që do të ndodhin, mu atëherë  kur të fillojë punën e vet Gjykata Speciale”, është shprehur Tërnava.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat