Dedaj në Varshavë të Polonisë

Aktuale

Dedaj në Varshavë të Polonisë

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 15:12
Gjergj Dedaj me Presidentin e ALDE dhe deputetin e Parlamentit Europian Hans van Baalen

Zv.Ministri i MAPL Gjergj Dedaj po merr pjesë në Kongresin e Aleancës Liberale Demokratike të Evropës në Varshavë të Polonisë.

Zv.Ministri Dedaj ditën e parë të Kongresit mori pjesë në sesionin e Euroliberalve kushtuar të ardhmës se bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe Bashkimit Europian duke kërkuar një perspektive të qartë të anëtarësimit të Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimore ne NATO dhe BE.

Me këtë rast të këtij samiti të euroliberalve ku po marrin pjesë përfaqësuesit e rreth 40 shteteve të Evropës zëDedaj takoj edhe Presidentin e ALDE dhe njëherësh deputet i Parlamentit Europian Hans van Baalen, Komisionarët e BE Cecilia Malmstrom dhe Margarete Vestager, ish kryeministrin e Belgjikës Guy Verhofstadt si dhe lider te euroliberalve nga të cilët kërkon mbështetje për Kosovën në procesin e liberalizmit të vizave dhe të persoektives euroatlantike për vendet e Ballkanit Perëndimore.

Siç pritet euroliberalet do të vejnë lartë në agjendën e tyre çështjen e liberalizimit të vizave dhe perspektiven evropianë të Kosovës dhe vendeve të rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat