Kelmendi priti në takim kryetarin e komunitetit boshnjak nga partia “Vakat”

Aktuale

Kelmendi priti në takim kryetarin e komunitetit boshnjak nga partia “Vakat”

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 18:14
Ramiz Kelmendi në takim me Vakat

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti në takim kryetarin e komunitetit boshnjak nga partia “Vakat”, Rasim Demiri, njëherit ministër pa Portofol. 

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Kelmendi theksoi përkushtimin e Qeverisë për komunitetin boshnjak në zhvillimin dhe fuqizimin ekonomik.  

Zëvendëskryeministri Kelmendi tha se nga pozita ku është do të angazhohet për avancimin e proceseve në favor të mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Komuniteti boshnjak do ta ketë mbështetjen time, që ata të mos e ndiejnë vetën të diferencuar. Qëllimi im është zhvillimi ekonomik, në këtë rast edhe sektori i bujqësisë në mënyrë që prodhimtaria bujqësore të ngritë kapacitetet përgjatë vitit”, theksoi zëvendëskryeministri Kelmendi.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për mundësinë e hapjes së një tuneli në Reçan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat