Rama me kujtim të veçantë në ditëlindjen e Presidentit Rugova

Aktuale

Rama me kujtim të veçantë në ditëlindjen e Presidentit Rugova

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 20:32
Ibrahim Rugova

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë e ka kujtuar presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova në ditëlindjen e tij të  72-të.

Më poshtë është shkrimi i plotë i Ramës, kushtuar Presidentit Rugova.

Në 72 vjetorin e lindjes së tij, Heroi i Kosovës, Ibrahim Rugova, mund të përkujtohej me një mori fotosh apo klishe që shfaqin burrin e madh të Kosovës, kërkuesin e paepur gandian të mëvetësimit të Kosovës.

Mbase, po kjo është veç një hamendje, i madhi Ibrahim Rugova do të kishte dashur të mbetej në kujtesë parësisht si publicisti i palodhur, njohësi i thellë e i pazëvendësueshëm i letërsisë së hershme shqipe në përgjithësi dhe kontributit të Bogdanit në veçanti, emrin e lindjes së të cilit, Pjetër, e përvetësoi si emrin e tij të amshimit.

Ibrahim Rugova mbetet një “pjetër”- gur këndor, në ndërtimin e Kosovës së lirë, të pavarur mbi rrënjët e saj humaniste dhe shpirtërore.

I paharruar kujtimi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat