Këshilltari i Kryeministrit: Organet e sigurisë në sugjeruan të ndryshojmë rrugën për në veri

Aktuale

Këshilltari i Kryeministrit: Organet e sigurisë në sugjeruan të ndryshojmë rrugën për në veri

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 00:55
Isa Mustafa në veri

Njësoj si shefi i tij Isa Mustafa, edhe këshilltari Faton Abdullahu ka insistuar se në vizitën në veri për të përuruar urën që lidh Zveçanin me Leposaviqin kanë shkuar me kohë.

Vonesën prej 1 orë e 40 minutash ai e ka cilësuar si “një lloj vonese”.

“Mund të jetë një lloj vonese, por ceremonia nuk ka nisur pa shkuar ne”, ka thënë ai në Interaktiv.

Bishtnimin e rrugës ka thënë se e kanë bërë pas sugjerimit të organeve të sigurisë.“Udhëtimi i kryeministrit është çështje e sigurisë. Ne kemi pasur sugjerim që të shkojmë në rrugën tjetër dhe ashtu ka ndodhur. Ne e dimë që atje është një mentalitet bllokues, një problem jo i tashëm por i trashëguar. Kemi shkuar atje për të treguar se Kosova është unike”, ka thënë Abdullahu.

Abdullahu e ka quajtur të mirë e produktive.

“Ishte një vizitë e cila hyn në kuadër të programit që ka për bazë shtrirjen e funksionalizmit të institucioneve të vendit në çdo cep të vendit. Edhe shkuarja e Mustafës në këtë pjesë të vendit është në kuadër të këtij programi. Kishte simbolikë ndërtimi i një ure, që lidh dy komuna”, ka thënë Abdullahu. “KFOR-i e ka vlerësuar se çdo gjë është në rregull dhe kryeministri mund të udhëtojë atje, dhe kryeministri ka vlerësuar se mund të shkojë”, ka shtuar më tej ai.

Duke iu referuar deklaratës së Gjuriqit, se Mustafën e kontrabandoi NATO nëpër rrugë malore, ai ka thënë se “mendësia se në atë pjesë duhet kontrabanduar diçka është ajo që ne po provojmë ta zhbëjmë”.

Ndërsa në komentet për mediet nga kryeministri Mustafa, Abdullahu tha se mendimi i tij dhe i Qeverisë është shumë i mirë për medie, madje “ngazëllehem nga disa medie për raportimin e tyre”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat