Policia: Serbët bllokuan rrugën për shkak të kryeministrit

Aktuale

Policia: Serbët bllokuan rrugën për shkak të kryeministrit

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 16:15
Pamje nga veriu i Kosovës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me protestën e serbëve në fshatin Rudarë i Madh i Zveçanit, ku nuk u lejua të kalojë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Sipas Policisë, rreth 200 qytetarë kanë bllokuar rrugën në dy drejtimet në shenjë pakënaqësie lidhur me ardhjen e kryeministrit të Kosovës.

Policia thotë se rreth orës 14:55, protestuesit janë shpërndarë të qetë dhe rruga është zhbllokuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat