Kryetari i Supremes: Të gjithë duhet të shqetësohemi me uljen e besimit në drejtësi

Aktuale

Kryetari i Supremes: Të gjithë duhet të shqetësohemi me uljen e besimit në drejtësi

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 17:42
Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzulla Hasani

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzulla Hasani, tha se drejtësia nuk është qëllim në vetvete, ajo jepet për qytetarët dhe duhet të perceptohet prej tyre si e tillë.

Sipas Hasanit, qytetarët duhet ta ndjejnë thellë që drejtësia është e pavarur, e paanshme, e ndershme, e barabartë për të gjithë dhe e përgjegjshme.

"Besimi i publikut te drejtësia, është një nga vlerat më të çmuara që kultivohet në një shoqëri demokratike. Fakti që sondazhet në mënyrë permanente tregojnë se perceptimi negativ i publikut për korrupsionin në drejtësi është rritur dhe besimi te drejtësia është ulur, duhet të na shqetësojë të gjithëve dhe duhet t’i angazhojë seriozisht institucionet përgjegjëse për të marrë masa efektive për ndryshime të shpejta pozitive", potencoi Hasani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat