Thaçi: Kosova, burim i paqes dhe stabilitetit në rajon

Aktuale

Thaçi: Kosova, burim i paqes dhe stabilitetit në rajon

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 23:38
Hashim Thaçi duke folur në Akademinë Papnore “Accademia Bonifaciana”

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Kosova është burim i paqes dhe stabilitetit në rajon. Këto komente ai i ka bërë pasi e ka marrë çmimin “Premio Bonifacio”.

Ky është shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Kosova është burim i paqes dhe stabilitetit në tërë rajonin.

Kështu po na vlerëson edhe bota dhe dëshmi për këtë është edhe çmimi “Premio Bonifacio”, të cilin e pranova sot nga Akademia Papnore “Accademia Bonifaciana” në Anagni të Italisë.

Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës për përkrahjen që ka marrë në kohë lufte dhe për ndërtimin e paqes në vend. HTH

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat